Ambasadori izraelit në SHBA, Michael Leiter ka deklaruar se sulmet iraniane në Arad, Dimona dhe në veri të Izraelit rezultuan në “një numër viktimash” dhe mbi 150 të plagosur. Leiter theksoi se Izraeli do të përgjigjet duke vazhduar derisa ta gjunjëzojmë këtë regjim.
“Nuk mund të jetojmë më me një vend që ka shpifur, që ka ndërmend të na shkatërrojë, që deklaron se do të na shkatërrojë gjatë gjithë kohës dhe tani po qëllon me raketa balistike të gjithë fqinjët e tij. Kjo duhet të ndalet”, tha ai për ‘CNN’.
I pyetur mbi aftësitë raketore të Iranit, Leiter tha se lëshimi i këtyre raketave nënvizon atë që kanë thënë Trump dhe Netanyahu, se Teheranit nuk mund t'i besohet.
"Ata thanë se nuk kanë raketa balistike ndërkontinentale. Epo, tani ata vërtetuan se i kanë ato", shtoi ai.
Ndërsa sulmi ishte i pasuksesshëm, ai tregon se Irani mund të mos po i përmbahet limitit të vetëimponuar të rrezes së raketave prej 2,000 kilometrash, duke ngritur shqetësime nëse Teherani mund të godasë interesat e SHBA-së dhe Evropës më larg nga sa mendohej më parë.
Megjithatë, burime i thanë CNN në fund të muajit të kaluar se nuk kishte asnjë informacion që të sugjeronte se Irani po ndjek një program raketash balistike ndërkontinentale për të goditur SHBA-në në këtë kohë.
Lini një Përgjigje