TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2026, 17:25

Trump sinjalizon goditje të reja ndaj Iranit: Përshkallëzimi si mjet për të imponuar paqen

Shkruar nga Pamfleti
Trump sinjalizon goditje të reja ndaj Iranit: Përshkallëzimi si
Scott Bessent

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaron se përshkallëzimi i situatës nuk përjashton përpjekjet për uljen e tensioneve, duke komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rolin e administratës Trump.

Bessent u pyet nëse presidenti Donald Trump po përpiqet të përfundojë luftën apo po e përshkallëzon atë, në një kohë kur SHBA-të raportohet se po shtojnë praninë ushtarake në rajon, përfshirë anije sulmi dhe trupa shtesë.

“Ato nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ndonjëherë duhet të përshkallëzosh situatën për të ulur tensionet”, u shpreh ai.

Bessent nuk pranoi të japë detaje mbi planet ushtarake, por theksoi se administrata amerikane po mban të gjitha opsionet e hapura.

“Siç bën gjithmonë Presidenti Trump, ai po i lë të gjitha opsionet në tryezë”, tha ai, duke iu referuar edhe mundësisë së veprimeve të mëtejshme ndaj ishullit Kharg.

Ky ishull në Gjirin Persik përbën një nyje kyçe për eksportet e naftës iraniane, pasi përmes tij kalon pjesa më e madhe e furnizimit të vendit. Ai u godit pjesërisht në një operacion të raportuar më 13 mars, ndërsa objektet e eksportit të naftës mbetën të paprekura.

Trump ka paralajmëruar se kjo qasje mund të ndryshojë nëse Irani ndërhyn në kalimin e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike që Teherani e përdor si mjet presioni.

scott bessent sekretari amerikan i thesarit trump shba

Lini një Përgjigje