TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Tetor 2023, 08:30

Aksidenti tragjik me 21 viktima në Venecia, flet shefi i zjarrfikses: Nxjerrja e njerëzve ishte e vështirë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik me 21 viktima në Venecia, flet shefi i zjarrfikses:

Shefi i zjarrfikëses ka folur lidhur me aksidentin e rëndë në Venecia të Italisë ku humbën jetën 21 persona, 12 mbetën të plagosur si dhe për 4-5 persona rezultojnë të zhdukur. Sipas mediave vendase, numri i viktimave mund të rritet.

Shefi i zjarrfikësve, Mauro Luongo, tha se nxjerrja e njerëzve ishte shumë e vështirë. AI thotë gjithashtu se autobusi ishte plot me udhëtarë.

“Ne numëruam 39 persona duke përfshirë disa të mitur. Ishte një operacion kompleks. Ndër vështirësitë ishte fakti që autobusi ishte elektrik, pra me bateri. Fatkeqësisht nga përplasja morën flakë. Bateritë kanë pasoja kritike kur janë të nxehta”, tha ai.

Dinamika e aksidentit të rëndë në Venecia të Italisë, mbetet ende e paqartë, sipas dyshimeve të parë shkak mund të ketë qenë gjendja shëndetësore e shoferit, ose ndonjë manovër e gabuar në një pikë ku po kryenin punimet e rinovimit të mbikalimit.

Sipas prefektit të zonës, Veneto Luca Zaia të plagosurit janë turistë të huaj dhe në mesin e tyre ka dhe fëmijë. Ai shtoi se viktimat ende nuk janë identifikuar por dyshohet se janë shtetas të huaj të nacionaliteteve të ndryshme, pasi janë gjetur dokumente ukrainase në autobus.

aksident venecia

Lini një Përgjigje