
Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidenti tragjik të ndodhur në Venecia të Italisë. Sipas informacioneve autobusi që u rrëzua ishe i një linje normale transporti urban. Ai po shkonte nga Venecia në Marghera, plot me njerëz që ktheheshin nga puna në shtëpi. Sipas dëshmive autobusi ka fluturuar rreth 30 metra.
Aksidenti mësohet se ndodhi pak para orës 20:00 në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në Marghera dhe autostradës A4.
Autobusi, për arsye ende të paqarta, ka depërtuar parapetin dhe ka rënë duke përfunduar mes një magazine dhe shinave të stacionit të Mestres, duke marrë flakë. Sipas informacioneve disa nga viktimat e para të gjetura janë djegur të gjallë pas takimit të autobusit me linjën elektrike.
Nga shifrat e reja thuhet se bilanci i aksidentit të ndodhur është 21 të vdekur, 12 të plagosur dhe disa të zhdukur, një numër prej 4-5 personash të cilët ende nuk gjenden.
Watch: Tragic Bus Accident Near Venice Claims at Least 20 Lives
— Adam Albilya - אדם אלביליה (@AdamAlbilya) October 3, 2023
A devastating bus accident occurred near the city of Mestre, close to Venice, Italy, resulting in the sudden plunge of the bus from the road near a railway line.
The exact cause of the accident remains unclear, and… pic.twitter.com/iiwmFJ9j06
Lini një Përgjigje