TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2023, 17:03

Armenia anëtarësohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, kërcënon Moska: Vendim i gabuar, do të ketë pasoja

Shkruar nga Pamfleti

Armenia anëtarësohet në Gjykatën Ndërkombëtare

Ka pasur më shumë reagime nga ana e Kremlini ndaj lajmit se Armenia ka votuar për t'u bashkuar me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale pavarësisht një paralajmërimit që erdhi nga ish aleati i saj kryesorë, Rusia.

Largimi i një tjetër vendi nga influenca e saj ka shqetësuar Moskën, e cila e konsideronte Jerevanin një aleat. Në komentet e mëtejshme mbi situatën këtë pasdite, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti vendimin e Armenisë "të gabuar".

"Ne dyshuam që në fillim se, nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe, anëtarësimi i Armenisë me Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale është jo i saktë", u tha ai gazetarëve.

Vendet nën juridiksionin e GJNP-së janë të detyruara të arrestojnë Vladimir Putin nëse ai hyn në territorin e tyre për shkak të një urdhër-arrestimi të tij aktualisht. Peskov tha se Rusia "nuk do të dëshironte" që Putini të refuzonte një vizitë në Armeni - por paralajmëroi se do të ketë "pyetje shtesë" për liderët në Jerevan. Ndërkohë zyrtarët armenë thonë se vendimi nuk ka të bëjë me Rusinë.

armenia gjykata ndërkombëtare penale

Lini një Përgjigje