TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2023, 15:52

Rrezikon 250 mln dollarë gjobë për mashtrimet financiare, Trump paraqitet sërish në gjykatë: Gjueti shtrigash!

Shkruar nga Pamfleti

Rrezikon 250 mln dollarë gjobë për mashtrimet financiare, Trump

Ish-presidenti Donald Trump do të jetë i pranishëm sërish këtë të martën në një sallë gjyqi në Nju Jork për të dytën ditë rradhazi, për çështjen e mashtrimit civil që është ngritur kundër tij, djemve të tij, kompanive të tyre dhe drejtuesve të Organizatës Trump.

Gjyqi civil mbi pasuritë e fryra në pasqyrat financiare vjen më pak se një javë pas një vendimi tronditës nga gjyqtari Arthur Engoron  që zbuloi se Trump dhe të pandehurit e tij janë përgjegjës për mashtrime "të vazhdueshme dhe të përsëritura".

Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Trump e rriti pasurinë e tij neto deri në 3.6 miliardë dollarë në tre vite të veçanta midis 2011 dhe 2021. Avokatët e Trump i kanë hedhur poshtë pretendimet, duke argumentuar se vlerësimet e aseteve janë shumë subjektive dhe se ata ende po shqyrtojnë se çfarë do të thotë vendimi për të ardhmen e kompanisë.

Çfarë rrezikon Trump nga ky gjyq?

Trump dhe kompanitë e tij mund të detyrohen të paguajnë shuma të majme në dëmshpërblim për fitimet që dyshohet se kanë marrë përmes praktikave të tyre mashtruese të biznesit. Gjyqtari Engoron do llogarisë se sa do të duhet të paguajnë Trump dhe bizneset e tyre. Por sipas ekspertëve, përllogaritet se ish-presidenti mund të gjobitet me 250 milionë dollarë. 

Gjykatësi pritet të marrë në konsideratë pretendimet e mashtrimit të të dhënave të biznesit dhe mashtrimit të sigurimeve të pretenduara në padi në lidhje me pronat e profilit të lartë, megjithëse ai tashmë përcaktoi se një nivel i gjerë mashtrimi ishte përjetësuar. 

Gjashtë shkaqet e veprimit janë falsifikimi i të dhënave të biznesit, komploti për të falsifikuar të dhënat e biznesit, lëshimi i pasqyrave financiare të rreme, komploti për të falsifikuar pasqyrat financiare të rreme, mashtrimi i sigurimit dhe komploti për të kryer mashtrime në sigurime.

Padia e James kërkon gjithashtu nga gjykata që të marrë në konsideratë ndalimin e Trump-ve që të shërbejnë si oficerë të një biznesi në Nju Jork dhe të ndalojë kompaninë nga përfshirja në transaksione biznesi për pesë vjet.

Trump e etiketon atë një "gjueti shtrigash"

Përpara kamerave dhe në faqen e tij të mediave sociale, Trump sulmoi  Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James  për ngritjen e çështjes kundër tij. Ai sulmoi gjyqtarin për vendimin javën e kaluar. Dhe ai kërkoi t'i lidhë ato me paditë penale të prokurorit special Jack Smith, edhe pse ato nuk kanë lidhje.

Kjo ka të bëjë me ndërhyrjen në zgjedhje, qartë dhe thjeshtë. Ata po përpiqen të më dëmtojnë, kështu që unë nuk ia dalin aq mirë sa po bëj në zgjedhje”, tha Trump përpara se të hynte në sallën e gjyqit.

trump gjueti shtrigash

Lini një Përgjigje