TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2023, 11:08

Sulmi terrorist në Turqi, arrestohen 67 persona në Ankara

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Turqi, arrestohen 67 persona në Ankara

Policia ka ndaluar të paktën 67 persona ditën e sotme në Turqi, gjatë një operacioni për të shënjestruar personat e lidhur me militantët kurdë.

Aksioni është duke u kryer disa ditë pas një sulmi vetëvrasës në Ankara.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, tha se policia ka kryer bastisje në 16 provinca turke, duke arrestuar 55 persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e një “strukture të inteligjencës” të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

Të paktën 12 të dyshuar të tjerë si pjesëtarë të PKK-së janë arrestuar në një operacion të ndarë në pesë provinca, ka thënë Yerlikaya në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

PKK-ja ka kryer kryengritje disa dekadëshe në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Dhjetëra mijëra persona kanë vdekur prej nisjes së konfliktit më 1984.

Të dielën, një person kreu një sulm vetëvrasës afër hyrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara, disa orë para se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mbante një fjalim në Parlament.

Sulmuesi i dytë është vrarë nga policia e Turqisë. PKK-ja ka pretenduar se është përgjegjëse për sulmin.

 

sulm ankar turqi

Lini një Përgjigje