
Një tërmet i ri, me magnitudë 4 ballë, është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:08 në Napoli, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Mësohet se epiqendra ishte në kufirin midis komunës Pozzuoli dhe Agnano, një fshat i Napolit. Njerëzit dolën në rrugë të frikësuar, ndërkohë që shumë prej tyre e kaluan natën jashtë apo në banesat e të afërmve të tyre.
Disa banesa të vjetra kanë pësuar dëme, por pa pasoja të rënda. Ndërkohë qarkullimi hekurudhor në zonë ka rifilluar në mëngjes.
Lini një Përgjigje