TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2023, 22:58

Akuzat për mashtrim financiar, përfundon seanca gjyqësore ndaj ish presidentit Trump në Nju Jork

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për mashtrim financiar, përfundon seanca gjyqësore ndaj

Përfundon seanca gjyqësore e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ai akuzohet për mashtrim civil dhe se ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë duke rritur vlerën e 23 pronave dhe aseteve të tij.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka akuzuar Trump për mashtrim nga viti 2011 deri në vitin 202. Bazuar në hetimin tre-vjeçar, James tha se Trump i detyrohet të paktën 250 milionë dollarë për mashtrim dhe kërkon një ndalim pesëvjeçar të pasurive të paluajtshme komerciale të Trump dhe Organizatës Trump.

Trump u tha gazetarëve përpara se të fillonte gjyqi se çështja ishte një “mashtrim”, dhe një hakmarrje politike nga James, dhe gjatë një pauze të seancës e quajti demokraten “një person të korruptuar dhe të tmerrshme”.

Ai akuzoi gjithashtu gjyqtarin Arthur Engoron, duke e quajtur atë një demokrat partizan, i cili po e përdor çështjen për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ku Trump mban një epërsi të madhe për nominimin republikan.

“Ky është një gjykatës që duhet të hiqet. Ky është një gjyqtar që duhet të jetë jashtë detyrës”, u tha Trump gazetarëve. “

Fushata zgjedhore e Trump përdori gjyqin për të mbledhur fonde, duke thënë se ai po mbronte familjen dhe reputacionin e tij nga demokratët e Nju Jorkut, të cilët i quajti “tiranë të korruptuar”.

trump mashtirmi financiar

Lini një Përgjigje