TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2023, 17:08

Sulmi në Ankara, identifikohet një prej terroristëve; pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Ankara, identifikohet një prej terroristëve; pjesë

Një nga dy terroristët përgjegjës për sulmin e së dielës në kryeqytetin turk, Ankara është identifikuar, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.

Terroristi i PKK-së, Hasan Oğuz, me emrin e koduar Kanivar Erdal, u identifikua si rezultat i hulumtimit dhe analizës së ADN-së, tha ministria në një deklaratë.

Sipas njoftimit policor, përpjekjet dhe hetimet për të identifikuar terroristin tjetër janë në vazhdim e sipër, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Sulmi në Ankara, identifikohet një prej terroristëve; pjesë

Në orën 9:30 të mëngjesit me kohën lokale të dielën, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Turqia u trondit nga një sulm me bombë para ndërtesave ministrore dhe Parlamentit turk në Ankara Ministria e Brendshme e Turqisë deklaroi se sulmi u krye nga dy terroristë, njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë sulmit që ndodhi në orën 9:30 të dielën, por sipas Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

 

sulmi ne ankara terrorist

Lini një Përgjigje