TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2023, 13:39

Vuçiç sot në 'CNN', ironizon gazetari gjerman: Ta shohim si do të përgjigjet në një ambient ku s’i kontrollon pyetjet!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç sot në 'CNN', ironizon gazetari gjerman: Ta

Martens ka shkruar se do të jetë interesante për ta dëgjuar Vuçiçin se si do e përshkruajë situatën në një vend ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet.

Gazetari gjerman, Michael Martens ka thënë se sot për median CNN do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Martens ka shkruar se do të jetë interesante për ta dëgjuar Vuçiçin se si do e përshkruajë situatën në një vend ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet.

“Dje më thanë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të jetë sot në CNN. Do të jetë interesante ta dëgjojmë se si do e përshkruajë sotuatën në një ambient ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet”, ka shkruar ai. 

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Lini një Përgjigje