TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2023, 09:49

Robert Fico, "Demi i kuq" pro Putinit që vë në siklet socialistët evropianë

Shkruar nga Tonia Mastrobuoni
Robert Fico, "Demi i kuq" pro Putinit që vë në siklet
Robert Fico /

  Bratislava, “vrima e zezë” e Europës Lindore

Në vitin 1999 ata e pyetën George W. Bush se çfarë dinte për Sllovakinë. Presidenti amerikan u përgjigj: "Gjithçka që më ka thënë një ministër sllovak".

Në fakt ai ishte ministri i Jashtëm slloven. Një barsaletë klasike, për këtë vend të vogël të ngjeshur midis Danubit dhe Karpateve dhe i lakmuar për mijëravjeçarë nga fqinjët e tij të pangopur: hungarezë, austriakë dhe çekë.

Sllovenët nuk kanë lidhje fare dhe e vetmja ngatërresë ka ardhur nga afërsia semantike. Por që nga mëngjesi i sotëm do të jetë e vështirë të ngatërrohet Bratislava me Lubjanën.

Sepse, nga sot rrezikon të trondisë Evropën. Fituesi i zgjedhjeve është “Red Bully”, ish-kryeministri Robert Fico. Lideri “i kuq” që tani vë në siklet familjen e socialistëve europianë. Dhe që është një rrezik për unitetin evropian në mbështetjen e Ukrainës.

Fyerje, ksenofobi dhe pro-putinizëm

Metamorfoza e tij populiste në fakt e ka transformuar Robert Ficon në një element pro-rus, ksenofob dhe anti-vax, i cili sulmon egër kundërshtarët e tij. Ai shkoi deri aty sa e cilësoi Presidenten aktual të Republikës, progresisten Zuzana Caputova, si një “kurvë” dhe “shtrigë”.

Për Ficon ajo nuk është gjë tjetër veçse një “kukull e Xhorxh Soros”. Ajo e hodhi në gjyq, por edhe bëri të ditur se nuk do të rikandidojë vitin e ardhshëm. Kërcënimet me vdekje ndaj të cilave ajo është e ekspozuar janë shumë serioze. Në vend klima është e rëndë, propaganda pro-ruse është e gjithanshme. Dhe Fico është zhytur në të.

Vitin e kaluar ish-kryeministri doli në rrugë me të djathtën ekstreme për të protestuar kundër vendosjes së ushtarëve amerikanë në Sllovaki. Më pas, ai i përcaktoi partitë e qeverisë Heger si "tradhtarë të atdheut" pas mbështetjes së tyre për Ukrainën. Nëse do të bëhej kryeministër, Fico tashmë ka premtuar se do të injorojë urdhërarrestin ndërkombëtar kundër Vladimir Putinit.

E panjohura e aleancave

Mesazhi i tij i fuqishëm elektoral ishte angazhimi për të mos dërguar më armë në Kiev. Bratislava rrezikon të bëhet aleati më i ngushtë i Kremlinit pas Hungarisë së Orbanit. Por një kufi dyshimi mbetet. Sigurisht, partia e tij është e para. Por Fico do të duhet të kërkojë aleatë në kuadrin e fragmentuar të partisë sllovake. Dhe shumë shpresojnë se koalicioni që ai do të detyrohet të krijojë do të zbusë ambiciet e tij autoritare dhe anti-evropiane. “Nëse ai do të kthehej në pushtet, ai mund të tentojë një kontroll autoritar mbi Orbanin: rreziku është që ai të marrë kontrollin e policisë dhe sistemit gjyqësor.” Por për Repubblica, Albin Sybera, analist në Visegrad Insight, shpjegon se kthimi i Ficos është mbi të gjitha një mënyrë "për të shmangur gjyqet kundër tij".

Pesëdhjetë e nëntë vjeç, i dashuruar pas makinave sportive dhe i apasionuar pas futbollit, Fico e filloi karrierën e tij në partinë komuniste Çekosllovake.

Pas '92, në Sllovakinë e pavarur, ai themeloi një parti socialdemokrate: Smer!

Fraza e tij e preferuar është “durimi sjell gjithmonë trëndafila të kuq”. Ai i dha pak vendit të tij.

Vrima e zezë e Evropës Lindore

Siç tha veteranja e madhe e politikës së jashtme amerikane, Madeleine Albright, Bratislava vazhdoi të ishte "një vrimë e zezë" në Evropën e çliruar nga regjimet sovjetike. Të shkatërruar nga korrupsioni, lidhjet mes politikës dhe mafiozëve, të përshkuar nga një nostalgji e papërmbajtshme pro-ruse.

Në atë mandat problematik, në dymbëdhjetë vitet në të cilat ai qeveriste (midis 2006 dhe 2018), Fico mblodhi rreth tij bandat e rrezikshme kriminale. E këtë e thanë gjyqtarët me vendim të formës së prerë.

Në proceset e ndryshme kundër tij, drejtësia zbuloi edhe lidhje shqetësuese me 'Ndrangheta'-n kalabreze.

“Fico përfaqëson të shkuarën: gjysma e elektoratit të tij janë pensionistë që jetojnë në zonat rurale. Qëllimi i tij i vetëm është të rrëmbejë pushtetin”.

Politologu Grigorij Meseznikov, themelues i Institutit për Çështjet Publike (Ivo) në Bratislavë, thekson se në Sllovaki, ashtu si në Hungari dhe Poloni, fushata e urrejtjes së Ficos kundër liberalizmit ishte çelësi i suksesit të tij. Sepse shpesh identifikohet në vendet lindore me kapitalizmin më grabitqar që erdhi pas përfundimit të perandorisë sovjetike.

“Në një sondazh të kohëve të fundit, pyetjes: “A e përkrahni demokracinë?”, 80% e sllovakëve u përgjigjën: po. Por në pyetjen “A e përkrahni demokracinë liberale?”, vetëm 20% janë përgjigjur po”, thotë Meseznikov.

Vrasja e Kuciak

Në vitin 2018, një ngjarje e tmerrshme e zgjoi vendin nga varësia e lodhur ndaj politikës së korruptuar në të cilën kishte rënë. Dhe për t'i dhënë Sllovakisë disa vite hir, angazhim të jashtëzakonshëm civil kundër keqbërjes, duke lejuar kthimin në samitet e Bratislavës të politikanëve pro-evropianë dhe "të pastër", në radhë të parë Presidentes Caputova.

Në shkurt të vitit 2018, gazetari investigativ Jan Kuciak u vra në shtëpi, së bashku me të dashurën e tij, Martina Kusnirova. Kur vrasësit e godasin në shkallët e bodrumit të shtëpisë së tij, gazetari i ‘Aktuality’ po shkruante për lidhjet midis 'Ndrangheta-s dhe dy njerëzve të afërt të Ficos: këshilltarja e tij, ish-modelja Maria Troskova dhe Viliam Jasan, kryekëshilltari i tij për Sigurinë. Të dy ishin të lidhur me sipërmarrësin Antonio Vadalà, kreu i një dege të fuqishme të NDragheta-s, i cili gjeti një minierë ari në Sllovaki.

Ai përfundoi në gjyq për devijimin e fondeve evropiane dhe importimin e kokainës nga Amerika e Jugut. Pas ngjarjes, Bratislava u trondit nga një valë indinjate: qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë, protestat vazhduan për javë të tëra. Fico pati një reagim të tijin. Ai u prezantua para gazetarëve duke tundur një tufë parash dhe duke premtuar një milion euro për këdo që jep të dhëna për vrasjen e Kuciak.

Në mars, megjithatë, ai iu dorëzua protestave dhe dha dorëheqjen. Që atëherë ai mbeti në opozitë dhe kryesisht e ka harxhuar kohën duke u shmangur nga proceset penale ndaj tij./Përshtati nga La Republika: Pamfleti

robert fico bratislava vladimir putin

Lini një Përgjigje