
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) kanë mbërritur në Kiev për takimin e parë të 27 vendeve anëtare të mbajtur ndonjëherë jashtë BE-së.
“Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vendi kandidat dhe anëtari i ardhshëm i BE-së. Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin ukrainas”, shkruan përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në rrjetet sociale.
Njoftimi për takimin nuk u bë më herët për arsye sigurie.
Lini një Përgjigje