TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2023, 09:56

Trupi i terroristit serb që u vra në Kosovë pritet si hero në Kralevë (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Trupi i terroristit serb që u vra në Kosovë pritet si hero

Skena të turpshme janë parë ditën e djeshme në Kralevë të Serbisë, atje ku qindra qytetarë dolën për ta pritur trupin e terroristit Stefan Nedeljkoviç, që u dërgua për t’u varrosur.

Nedeljkoviç ishte njëri nga terroristët e vrarë gjatë gjuajtjeve me armë zjarri me Policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Kufoma e tij u prit nga disa qytetarë që kishin ndezur fishekzjarre.

Në mesin e tyre kishte edhe qyetetarë të veshur me bluza që kishin mbishkrime nacionaliste.

 

stefan nedeljkoviç kralevë

Lini një Përgjigje