
Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Manhattanit, në Nju Jorkut për tu përballur me një tjetër akuzë, kësaj here për mashtrimin financiar që kompania e tij “Trump” i ka bërë shtetit amerikan.
Ish-presidenti përballet me mundësinë e dënimeve të mëdha që mund t'i kushtojnë atij kontrollin e disa prej pronave të tij kryesore të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë Kullën Trump në qytetin e Nju Jorkut.
Ndërkohë vet Trump, në një fjalim të shkurtër në gjykatë, tha se pasqyrat e tyre financiare ishin ende duke u analizuar, pavarësisht se një gjykatës javën e kaluar përcaktoi se ai dhe familja e tij kishin kryer mashtrime gjatë një dekade.
Gjithashtu në një postim me shkronja të mëdha në llogarinë e tij në median sociale “Truth”, Donald Trump akuzoi gjyqtaren kryesuese të çështjes së tij, Letitia James si “TË KORRUPTUAR & RACISTE”.
Ai gjithashtu e quajti gjyqtarin kryesues të gjykatës supreme, Arthur Engoron , si "mashtrues, të dalë jashtë kontrollit" dhe që ka "urrejtje për Trump".
'We have a racist attorney general who’s a horror show.'
— NowThis (@nowthisnews) October 2, 2023
A defiant Donald Trump continued his claims of a 'witch-hunt' while speaking to reporters as his NY civil fraud trial is due to begin, saying his financial statements are in fact 'phenomenal.' pic.twitter.com/nSMjoZhWUk
Lini një Përgjigje