
Një aksident i rëndë është regjistrua mbrëmjen e sotme në Venecia, Itali. Një autobus ka rënë nga mbikalimi dhe më pas ka shpërthyer në Flakë. Sipas raportimeve rreth 18 persona kanë mbetur të plagosur dhe 21 kanë humbur jetë, mes të plagosurve dhe 3 fëmijë.
Sipas prefektit të zonës, Veneto Luca Zaia të plagosurit janë turistë të huaj dhe në mesin e tyre ka dhe fëmijë. Ai shtoi se viktimat ende nuk janë identifikuar por dyshohet se janë shtetas të huaj të nacionaliteteve të ndryshme, pasi janë gjetur dokumente ukrainase në autobus.
Dinamika e aksidentit të rëndë në Venecia të Italisë, mbetet ende e paqartë, sipas dyshimeve të parë shkak mund të ketë qenë gjendja shëndetësore e shoferit, ose ndonjë manovër e gabuar në një pikë ku po kryenin punimet e rinovimit të mbikalimit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, ku autobusi ka dalë nga platforma e mbikalimit, Rizzardi në Mestre ka thyer gardhin rrethues të mbikalimit dhe ka rënë mbi kabllot e energjisë elektrike. Më pas raportohet se flakë kanë përfshirë autobusin teksa ka përfunduar në shinat e trenit poshtë mbikalimit.

Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.
Lidhur me aksidentin ka reaguar edhe kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro, i cili e ka përshkruar aksidentin si një skenë apokaliptike.
"Një tragjedi e madhe goditi komunitetin tonë këtë mbrëmje. Unë menjëherë urdhërova qytetin të mbante zi në kujtim të viktimave të shumta që ishin në autobusin e rënë. Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë", tha ai.
Gjithashtu edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar për aksidentit tragjik, ajo ka shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave teksa shtoi se po ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës.
“Ngushëllime të thella, po ndjek zhvillimet me kryebashkiakun Brugnaro dhe ministrin Piantedosi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë tek viktimat, familja dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, u shpreh Meloni.
Lini një Përgjigje