
Dinamika e aksidentit të rëndë në Venecia të Italisë, mbetet ende e paqartë, sipas dyshimeve të parë shkak mund të ketë qenë gjendja shëndetësore e shoferit, ose ndonjë manovër e gabuar në një pikë ku po kryenin punimet e rinovimit të mbikalimit.
Sipas prefektit të zonës, Veneto Luca Zaia të plagosurit janë turistë të huaj dhe në mesin e tyre ka dhe fëmijë. Ai shtoi se viktimat ende nuk janë identifikuar por dyshohet se janë shtetas të huaj të nacionaliteteve të ndryshme, pasi janë gjetur dokumente ukrainase në autobus.
"Në aksident janë përfshirë edhe disa të mitur. Viktimat dhe të plagosurit janë të nacionaliteteve të ndryshme, jo vetëm italianë: nxjerrja dhe identifikimi i trupave janë ende duke u kryer nga Zjarrfikësja, komisariati dhe punonjësit mjekësorë, të cilët i falënderoj. për përpjekjet e tyre”, tha Luca Zaia.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, teksa shtoi se të plagosurit po marrin trajtimet e duhura në spitalet lokale.
“Menjëherë shpreh ngushëllimet e gjithë Rajonit të Venetos për të gjitha familjet që në këto orë po përjetojnë një humbje shumë të rëndë ose janë të prekur nga gjendja e të dashurve të tyre të lënduar.Kërkova të gjithë sistemin tonë shëndetësor që të të vendosë çdo burim të mundshëm për të ofruar asistencë maksimale”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje