TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2023, 22:07

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Itali, autobusi ra nga 30 metra lartësi; disa persona ende nën rrënoja

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Itali, autobusi ra nga 30 metra

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Itali. Një autobus është rrëzuar nga rampa e mbikalimit në Rizzardi në Mestre dhe më pas ka marrë flakë.

Numri i të vdekurve është 21 dhe ka 15 të plagosur, ndërkohë dyshohet se 4 apo 5 persona janë të zhdukur nën rrënojë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës pak pas orës 19:30. Sa i takon dinamikës, autobusi ka dalë nga rruga në mbikalimin e Vempës, ka depërtuar në bordurat mbrojtëse dhe ka përfunduar pranë shinave të trenit, pas një fluturimi prej rreth tridhjetë metrash.

Automjeti ka marrë flakë pasi ka prekur kabllot e energjisë elektrike. Autoriteti Shëndetësor Vendor i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues. Të paktën 40 ambulanca janë në vendngjarje.

 

Lini një Përgjigje