TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Prill 2026, 19:24

Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi me biznes “ALPAY” të parasë elektronike, licencuar nga Banka e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi me biznes “ALPAY” të parasë
Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi /

Banka e Shqipërisë i hoqi licencën “Soft & Solution” vetëm një muaj pas goditjes së grupit “Agasi- Beqiri”, ndërsa dokumentet dhe raportet institucionale tregojnë aktivitet të dyshimtë për vite me radhë në tregun e parasë elektronike...

Pas hetimit të SPAK për tenderët në AKSHI, një tjetër hallkë e rrjetit del në dritë. Kompania “Soft & Solution”, e licencuar si institucion i parasë elektronike “ALPAY”, humbi licencën në shkurt 2026. Dokumentet tregojnë se aktiviteti kishte nisur pa licencë, ndërsa raportet e institucioneve flasin për rrezik të lartë në transaksione financiare dhe kontroll të dobët mbi këtë sektor.

SPAK hesht, “ALPAY” bie, skema e Beqirit në financat digjitale del në sipërfaqe

Dosja e SPAK për grupin “Agasi Beqiri” nxori në pah një skemë të konsoliduar ndikimi mbi AKSHI-n dhe mbi tenderët e shërbimeve digjitale dhe sigurisë kibernetike, me vlera që arrijnë miliona euro. Hetimi tregoi një rrjet kompanish, pasurish dhe interesash që për vite kanë funksionuar si një sistem i mbyllur për përfitime publike.

Por dokumentet që dalin tani në dritë tregojnë se kjo nuk ishte e vetmja linjë aktiviteti.

Një tjetër hallkë e këtij rrjeti ka qenë sektori financiar jo bankar, konkretisht aktiviteti i parasë elektronike përmes kompanisë “Soft & Solution” sh.p.k., e njohur në treg me emrin “ALPAY”.

Më 26 nëntor 2021, Banka e Shqipërisë i dha kësaj kompanie licencën nr. 51 për të operuar si institucion i parasë elektronike. Kjo licencë i hapte rrugën një game të gjerë shërbimesh, portofole digjitale, transferta, pagesa faturash dhe transaksione financiare në shkallë të gjerë.

Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi me biznes “ALPAY” të parasë

Por vetëm katër vite më vonë, më 4 shkurt 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 918, i hoqi kësaj kompanie licencën.

Koha e këtij vendimi nuk është rastësi. Ai erdhi vetëm një muaj pas goditjes së grupit “Agasi Beqiri” nga SPAK.

Dokumentet dhe raportet institucionale tregojnë se aktiviteti i kësaj kompanie nuk ka qenë linear. Sipas të dhënave të përmendura në material, “Soft & Solution” ka ushtruar aktivitet edhe pa licencë në periudhën 2018–2021, kur ishte në pronësi formale të një tjetër personi. Më pas, kompania kaloi në pronësi të Ermal Beqirit dhe u licencua nga Banka e Shqipërisë.

Kjo do të thotë se kemi një aktivitet që ka nisur jashtë rregullit dhe më pas është futur brenda sistemit të licencuar.

Por problemi nuk mbaron këtu.

Raportet e institucioneve të specializuara të hetimit financiar dhe të sigurisë, sipas materialit, kanë ngritur shqetësime serioze mbi funksionimin e këtij subjekti në tregun e parasë elektronike. Në këto raporte flitet për risk të lartë në gjurmueshmërinë e transaksioneve, për mundësi të lëvizjes së fondeve jashtë kontrollit dhe për përdorim të platformës në aktivitete të dyshimta financiare.

Nëse këto të dhëna provohen plotësisht, atëherë kemi të bëjmë me një problem shumë më të madh se një kompani e vetme.

Kemi të bëjmë me një sistem financiar paralel, ku përmes parasë elektronike mund të kalojnë shuma të mëdha pa kontroll të plotë institucional.

Dhe këtu lind pyetja më e rëndë.

SPAK ka hetuar grupin “Agasi- Beqiri” për tenderët në AKSHI. Por a po hetohet edhe kjo linjë e dytë, ajo e financave digjitale dhe e parasë elektronike?

Sepse nëse një grup operon në dy fronte, një në tenderët publikë dhe një në qarkullimin financiar, atëherë hetimi që ndalet vetëm te tenderët është gjysmë hetim.

Heqja e licencës nga Banka e Shqipërisë është një sinjal i fortë institucional. Por nuk është fundi i historisë.

Sepse kur një kompani humbet licencën për aktivitet financiar dhe mbi të rëndojnë dyshime të forta për veprimtari të mëparshme, atëherë përgjigjen nuk duhet ta japë vetëm rregullatori. Duhet ta japë drejtësia.

Në të kundërt, historia mbetet e njëjtë, një pjesë e sistemit bie në sipërfaqe, një pjesë tjetër mbetet në hije.

Dhe pikërisht në atë hije zakonisht qëndron problemi i vërtetë./Pamfleti

 

ermal beqiri ergys agasi alpay

2 Komente

  1. E
    Eri

    Edhe subjekti "Lendal" si institucion financiar jobanke, u licensua nga banka shqiperise per mledhjen e kredive me probleme. U licesua sepse ishin te aferm te guvernatorit Genc Sejko dhe gruas se tij. E thene ndryshe, ishte vete guvernatori, i fshehur pas familjareve te tij. Nuk pati ndonje aktivitet sepse qelloi periudha kur plasi ceshtja e shoqerive te ngjashme me Lendal, sic ishin MCA (Micro Credit Albania) dhe Final. Ne 2025 Lendal dorezon vullnetarisht licensen. Shume paradoksale eshte sesi mund te dorezosh vullnetarisht licensen kur dihet se per ta marre licensen ne banken e shqiperise ose duhet miqesi (lek) i madh ose guvernatori duhet te kete interes te drejtperdrejt.

    1. M
      Malo

      Revoltohuni o DERDIMEN Milete.

      Lini një Përgjigje