TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Prill 2026, 13:58

I vëllai ministër; 40 milionë Euro sekuestro nga grupi i strukturuar kriminal ku bën pjesë Gëzim Hoxha

Shkruar nga Pamfleti
I vëllai ministër; 40 milionë Euro sekuestro nga grupi i
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha /

Ferit Hoxha vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë në BE dhe të lobojë për integrimin evropian, ndërsa vëllai i tij është i pandehur me tre masa penale për vjedhje fondesh, përfshirë dhe ato të Bashkimit Europian. Edi Rama e emëroi ministër 3 muaj pasi SPAK mori të pandehur vëllain dhe refuzon ta shkarkojë, ndryshe nga rasti i Xhafajt, kur i vëllai u burgos për drogë...

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 40 milionë Euro pasuri me burim korrupsionin, përfituar nga grupi i strukturuar kriminal “Agasi-Beqiri”, në të cilin bën pjesë Gëzim Hoxha, vëllai i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Vëllai i ministrit është marrë i pandehur në janar 2026, me masat “Detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes nga territori i Shqipërisë”, ndërsa dy ditë më parë iu sekuestruan 1.3 milionë Euro, që sipas SPAK-ut, i ka përfituar nga aktiviteti kriminal me tenderët e AKSH-it.

Në këtë rast, jemi përballë këtij fakti: Ferit Hoxha është ministër i Jashtëm, ndërsa vëllai i tij Gëzim Hoxha është marrë i pandehur dhe i sekuestruar, me dy masa penale, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka vjedhur fondet publike nëpërmjet korrupsionit e presionit.

Madje, në milionat që ka vjedhur Gëzim Hoxha, janë dhe fondet që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë për dixhitalizimin e shërbimeve publike e sigurinë kibernetike, në kohën kur ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ishte Ambasador i Shqipërisë në BE.

Është skandal i rëndë, që njëri vëlla përfaqëson krimin e organizuar në vjedhjen e fondeve shtetërore, ndërsa vëllai tjetër përfaqëson Shtetin Shqiptar si ministër i shërbimit diplomatik.

Pra, ministri Ferit Hoxha po bën diplomaci dhe po lobon për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian, duke garantuar se po luftohet krimi i organizuar e korrupsioni, kur vëllain e ka anëtar të një grupi të strukturuar kriminal.

Skandali si ministër, ka autor kryeministrin Edi Rama, i cili e emëroi Ferit Hoxhën ministër të Jashtëm, 3 muaj pasi vëllai i tij Gëzim Hoxha ishte marrë i pandehur nga SPAK. Dhe vazhdon ta mbajë në detyrë, megjithëse i vëllai është në proces hetimi me 3 masa penale: “Detyrim paraqitje, bllokim pasaporte e ndalim i daljes nga territori i Shqipërisë dhe së fundmi edhe sekuestro pasurie”.

Moralisht, përgjegjësia e qëndrimit në detyrë është e ministrit Ferit Hoxha, i cili, nuk e dime se si mund të takohet me shefat në Komisionin e Parlamentit Europian dhe në kancelaritë e shteteve të BE-së, kur vëllai i tij është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Skandali po thellohet me tej, me faktin që kryeministri Edi Rama nuk po e shkarkon ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, madje as nuk po e përjashton nga shërbimi diplomatik, siç u detyrua të shkarkonte ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kur iu burgos i vëllai në Itali për trafik droge.

Ndërsa ministri Hoxha nuk po dorëhiqet, sepse ka mbështetjen e kryeministrit, të cilit i duhet edhe pak kohë, sa për të rifirmosur pazarin e ujërave me Greqinë./Pamfleti

 

ferit hoxha gëzim hoxha

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Rama mbledh gjithe llumin e vendit dhe i akomodon ne Qeveri.

    1. B
      Besi .

      Po ç'pritet nga kjo bandë hajdutësh veç të forcoi organizatën me hajdutë .

      Lini një Përgjigje