TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Prill 2026, 11:49

Të babëzitur/ Vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt edhe në bordin ekonomiko- financiar të qytetit ‘Studenti’

Shkruar nga Pamfleti
Të babëzitur/ Vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt edhe në
Fatmir Xhafaj /

Dyshja e artë e Fatmir Xhafajt: Vajza dhe dhëndri në Këshillin Mbikëqyrës të Qytetit Studenti, ku KLSH zbuloi korrupsion dhe SPAK po heton abuzimet…

Vit pas viti në politikë, deputeti dhe 3 herë ministër, ish-hetuesi i diktaturës, Fatmir Xhafaj, ka hedhur “kthetrat” në disa shërbime publike e koncesione me fitime të mëdha. Pas kapjes së noterisë me gruan, shërbimit përmbarimor me të vëllain, Portit të Vlorës me kunatën (gruan e trafikantit Agron Xhafaj), Urbanistikës së Tiranës, energjisë fotovoltaike, ndërtimeve, agjencive turistike, resorteve, hoteleve në bregdet e zyrave juridike me dhëndrin e vajzat, Fatmir Xhafaj ka kapur dhe drejtimin e Qytetit Studenti në Tiranë.

Këtë e vërteton deklarata e pasurisë.

Të babëzitur/ Vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt edhe në

Vajza e tij, Aulona Xhafaj, deklaron se përveç të ardhurave nga aktiviteti i saj privat me zyrë juridike e avokative, ka të ardhura financiare edhe si Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Qytetit Studenti në Tiranë.

Sipas vetëdeklarimit të pasurisë dhe pagesave zyrtare nga fondet publike, Aulona Xhafaj rezulton qysh prej datës 1 janar 2024 e emëruar në këtë pozicion.

Por ajo që e bën këtë emërim skandaloz është se në Këshillin Mbikëqyrës të Qytetit Studenti është anëtar edhe Ditjon Baboçi, dhëndri i Fatmir Xhafajt (bashkëshorti i vajzës tjetër, Amantia Xhafaj, e cila jeton në Augsburg të Gjermanisë).

Dhëndri Ditjon Baboçi është emëruar anëtar i këtij Këshilli më 12 tetor 2016, kur ishte Drejtor i Urbanistikës, Planifikimit të Territorit e Lejeve të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Pra, tashmë dhëndri dhe vajza tjetër e Fatmir Xhafajt janë njëkohësisht anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës të Qytetit Studenti; aty ku firmosen tenderët, të ardhurat, kontratat për dhomat e studentëve, dhënien e mjediseve me qira për biznese private, shpenzimet administrative dhe investimet.

Çështja bëhet edhe më e rëndë kur dihet se, sipas raportit të KLSH-së, kupola drejtuese e Qytetit Studenti rezultoi e zhytur në korrupsion dhe është nën hetim nga SPAK për abuzime të mëdha e të shumta me fondet, pasuritë dhe vjedhjen e të ardhurave që grumbullohen nga pagesat e strehimit të studentëve.

Në këtë kontekst, nuk është e rastësishme që e njëjta familje ka përfituar edhe nga dhuratat e kryeministrit Edi Rama.

Siç kemi denoncuar më parë, dhëndri i Fatmir Xhafajt, Ditjon Baboçi, dhe vajza e tij Amantia Xhafaj, me vendim të kryeministrit, kanë marrë 50 mijë m² tokë shtetërore falas në bregdetin e Semanit në Topojë të Fierit, dhe leje për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik “Dion Energji”.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Si është e mundur që personat që po hetohen për korrupsion në Qytetin Studenti të jenë pikërisht familjarë të një deputeti dhe ish-ministri, dhe pse SPAK nuk i ka shkarkuar ende nga detyra?

Dhe pse një familje ka kapur kaq shumë pushtete; nga noteria te përmbarimi, nga porti te urbanistika, nga energjia fotovoltaike te Qyteti Studenti? Kjo nuk është meritokraci. Është kapje e shtetit nga një familje e vetme./Pamfleti

 

fatmir xhafaj qyteti studenti dhëndrri vajza

2 Komente

  1. C
    Celsi

    Ky ordiner do te beje reformen ne drejtesi. Po cfare pret nga nje popull injorant qe eshte mesuar te jete i shtypur.

    1. P
      Popull

      Ky Plarenti ka qene edhe ne Bordin e UPT ca kohe! Shkerdhate muti si keta te tjeret! Vidhni sa ju shohin syte se do i merrni me vete! Mos e pafshi te bardhe!

      Lini një Përgjigje