Shefa policie dhe hetuesie të Spanjës, te të cilat loboi Edi Rama, për të hequr nga dosja emrin e Olsi Ramës, aktualisht janë pjesë e këshilltarëve të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, ndërsa biznesmnet arabë që mbështetën lobimin, janë në grupin e përfituesve ekonomik nga qeveria spanjolle dhe ajo shqiptare…
Gjatë pjesëmarrjes në Samitin me temë “Në Mbrojtje të Demokracisë” të zhvilluar në Barcelonë, kryeministri Edi Rama fshehu takimin me Aleks Soros dhe publikoi me bujë takimin me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez.
Për takimin me homologun spanjoll, Edi Rama tha se bëri disa marrëveshje ekonomike për zhvillimin turistik dhe për luftën kundër krimit të organizuar, por pyetja që bëhet është kjo:
· A e di Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, që Edi Rama, me të cilin nënshkroi marrëveshje për luftën kundër krimit të organizuar, ka vëllanë Olsi Ramën, bosin e grupit call-center “Milton” në Shqipëri, që bashkë me ortakun Amant Josifi u vodhën miliona euro qytetarëve spanjollë?
Sipas policisë dhe drejtësisë së Spanjës, që zhvilloi operacion goditës në Shqipëri bashkë me EUROPOL, EUROJUST dhe agjencitë holandeze e gjermane, krerët e organizatës kriminale call-center ishin Olsi Rama e Amant Josifi.
Por kryeministri Edi Rama, nëpërmjet shefave të policisë shqiptare dhe segmenteve brenda SPAK-ut, manipuloi të dhënat dhe hoqi emrin e Olsi Ramës nga dosja, ndërsa ortakun Amant Josifi e njoftuan para arrestimit dhe e ndihmuan të arratisej me çarter në Dubai.
Për të hequr emrin e Olsi Ramës nga dosja spanjolle dhe për ta shpëtuar nga prangosja, kryeministri Edi Rama loboi me qarqe të fuqishme oligarkike ekonomiko-financiare në policinë dhe drejtësinë spanjolle.
Lëvizjet e Edi Ramës për të shpëtuar vëllain i vërteton informacioni me Nr. Kodifikimi: “MD-223-AL-C/6”, dërguar në fillim të muajit shkurt 2024 nga Agjencia Spanjolle e Inteligjencës “CNI”, në agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë dhe në BKH e SPAK si partnerë të këtij hetimi.
Në atë informacion thuhet se Edi Rama me 3 biznesmenë nga Emiratet Arabe, gjatë vizitës së tij në panairin e turizmit “FITUR” me 23-24 janar 2024 në Madrid, kanë negociuar në segmente vendimmarrëse hetimore të Spanjës për të hequr emrin e Olsi Ramës nga dosja “Call-Center”.
Provat për rolin e Olsi Ramës si kreu faktik i grupit mashtrues call-center “Milton” në Shqipëri, drejtësia spanjolle i ka marrë nga EUROPOL dhe përgjimet e kontakteve brenda grupit mafioz maltez, bjellorus e izraelit.
Por dëshmi dhe regjistrime telefonike e kompjuterike kanë servirur edhe dy shqiptarët Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj, administratorë të qendrave call-center, të arrestuar dhe nën hetim nga drejtësia spanjolle.
Sipas informacionit, lobimi i është ofruar shefit të policisë dhe një hetuesi qendror të Spanjës, kundrejt shpërblimit, mbrëmjen e datës 23 janar 2024, mundësuar nga 3 biznesmenët e naftës e energjisë të Emirateve Arabe, që ishin shoqërues konfidencialë të kryeministrit Edi Rama.
Nuk dihet nëse kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka dijeni që vëllai i Edi Ramës është një nga krerët e grupit call-center që mashtroi e vodhi mijëra qytetarë spanjollë.
Por dihet që anëtarë të grupit policor dhe të hetimit të Spanjës, te të cilët loboi Edi Rama për të hequr nga dosja emrin e Olsi Ramës, aktualisht janë pjesë e këshilltarëve të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, ndërsa oligarkët arabë janë pjesë e përfituesve ekonomikë nga qeveria Spanjolle dhe qeveria e Shqipërisë./Pamfleti
Te dy nje mall jane.
Sa keq u vjen qe po rrjepin spanjollet e zemerlenduar.