Kompania “GTS - Gazra Teknike Shqiptare”, filial i mafies italiane, vijon të furnizojë spitalet me oksigjen pa garë, ndërsa SPAK nuk ka nxjerrë asnjë akt akuzë për drejtuesin Besnik Halili (“Niku i ‘Ndranghetës”) dhe zyrtarët e përfshirë në tenderët 60 milionë Euro. Pyetja e “Pamfletit” për Klodian Braho: Pse nuk veproni?
Fillimisht, po përmendim dy fakte:
· Më 25 janar 2021, SPAK regjistroi “Çështjen Penale Nr. 17”, me hetim të nisur kryesisht ndaj kompanisë “GTS - Gazra Teknike Shqiptare”, filial i grupit mafioz italian ‘Ndrangheta, për përfitime tenderësh me veprime klienteliste e korruptive në shëndetësinë shqiptare.
· Më 30 maj 2024, Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkoi në zyrat e kësaj kompanie në Vaqarr të Tiranës, ku sekuestroi telefona, kompjuterë, dosje tenderësh e dokumenta financiare.
Nga materialet e sekuestruara është provuar se zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe institucionesh të tjera, në bashkëpunim me Besnik Halilin, përfaqësuesin e kompanisë “GTS - Gazra Teknike Shqiptare” të grupit ‘Ndrangheta, kanë paracaktuar kriteret dhe kanë bërë tenderë pa gara për të shpallur fituese këtë kompani.

Kanë kaluar më shumë se 5 vite nga procedimi penal dhe 2 vite nga sekuestrimi i provave në zyrat e kompanisë “GTS - Gazra Teknike Shqiptare” të grupit ‘Ndrangheta.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka dorëzuar dosjen me prova, por SPAK nuk ka vepruar, minimalisht as për ta çuar para drejtësisë drejtuesin e kompanisë, Besnik Halili, të njohur si “Niku i ‘Ndranghetës”, dhe zyrtarët që janë përfshirë bashkë me të në aferën e tenderëve rreth 60 milionë Euro në total.
Ndërkohë që SPAK nuk po vepron, duke mbajtur të ngrirë dosjen hetimore, kompania “GTS - Gazra Teknike Shqiptare”, vetëm gjatë periudhës maj 2024 - mars 2026, pas sekuestrimit, ka marrë edhe 13 milionë Euro tenderë të tjerë pa garë e kontrata 98-100% të financimeve limit, për furnizimin e shëndetësisë me oksigjen mjekësor te disa institucione me gaz.

Madje dhe në muajin prill 2026, kjo kompani e ka filluar me 5 tenderë të tjerë në vlerë totale 800 mijë Euro, të dhënë pa garë nga Ministria e Shëndetësisë, spitalet dhe Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj.
Drejtuesit të SPAK-ut, Klodian Braho, po i bëjmë këtë pyetje:
· A do t’i kërkojë prokurorit të çështjes të nxjerrë nga sirtari dosjen e aferave me tenderët e shëndetësisë, që i janë dhënë kompanisë “GTS - Gazra Teknike Shqiptare” të grupit mafioz ‘Ndrangheta?
Ndërsa pyetja logjike që po bëjmë është kjo:
· A ka vlerë hetimi e procedimi që kanë bërë BKH e SPAK, kur kompania filial i grupit ‘Ndrangheta në Shqipëri nuk po çohet për gjykim dhe pas sekuestrimeve ka marrë 13 milionë Euro tenderë?/Pamfleti
Nuk eshte aq e thjeshte te hapesh nje dosje per Ndrangheta. Eshte nje paralelizem qe e perdor shpesh per faktorin risk qe permbledh dosja dhe individet e perfshire ne te. P. sh., ne nje nga lagjet e Delijorgjit ( te me falni por Tirana eshte bere si getot e Massachusetts), gjendet nje kompani Deloitte Team. Ju nuk e keni idene se me cfare merren ose kush eshte qellimi i kompanise. Zakonisht kur flasim per kompani amerikane faktori risk eshte i ndare i tipit: 1- Watergate scandal. 2-Nje president dorehiqet dhe zevendesohet me nje tjeter me LA confidential dhe me pas ne fushate elektorale mund te kete assassination attempt. 3- USA gjithmone ka konfliktin racial i cili ashpersohet edhe ne zgjedhjet presidenciale.. Pra dosja fillon tek Deloitte, fasada e kesaj kompanie mund te jete, "French tacos ", "Hebb food", "Burger King ", " Sweet spots ", pra eshte junk food unhealthy dhe ju le jo pa oksigjen por ju mbush gojen me rere shkretetire...