TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Prill 2026, 12:13

Vetëm 4 ditë për licencimin e Parkut Fotovoltaik të vajzës së Fatmir Xhafajt në bregdetin e Semanit

Shkruar nga Pamfleti
Vetëm 4 ditë për licencimin e Parkut Fotovoltaik të
Xhafajt /

Me urdhër të Edi Ramës, kompania “Dion Energji” e vajzës dhe dhëndrit të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, së bashku me Artan Sakon (ndërtuesin e pallatit të Linda Ramës), siguroi koncesionin për Parkun Fotovoltaik në bregdetin e Topojë–Semanit. Nga toka e dhënë falas tek hipotekimi i paligjshëm, nga leja e ndërtimit pa kushte tek licencimi në kohë rekord; ja si grabitet publiku në emër të energjisë së gjelbër.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, vazhdon demagogjinë me deklarata për gjoja ndalimin e përfitimit të aseteve publike nga pjestarë të pushtetit e familjarë të tyre, u firmos leje për koncesione energjie elektrike në mijëra metër katrorë toka shtetërore, dhënë falas.

Po me urdhër të tij, merren vendime mbështetëse të përshpejtuara, fakt që e dëshmon rasti i Parkut Fotovoltaik dhënë Amanta Xhafajt e Ditjon Baboçit, vajzës e dhëndrit të ish-Ministrit Fatmir Xhafaj, në orakëri me Artan Sakon, ndërtuesin e pallatit të Linda Ramës.

Pas lejes për Parkun Fotovoltaik “Dion Energji” me sipërfaqe 50 mijë m2 tokë shtetërore në bregdetin e fshatit Topojë të Fierit, dhe grabitjes së kësaj toke, nëpërmjet hipotekimit të paligjshëm, qeveria ka nisur procedurën e përshpjetuar për lincencimin e prodhimit të energjisë.

Më 17 shkurt 2026, kompania koncesionare “Dion Energji”, paraqiti Kërkesën Nr. 667 Prot., të firmosur nga Ditjon Baboçi, dhëndri i Fatmir Xhafajt, për licencën e prodhimit të energjisë.

Në kohë rekord brenda 8 ditësh kalendarike, Drejtoria e Licencimeve dhe Autorizimeve, trajtoi kërkesën e koncesionit të familjes Xhafaj dhe hartoi Relacionin Nr. 667/1 Prot., datë 26 shkurt 2026, të cilin ia dorëzoi Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti.

Më 2 mars 2026, brenda 4 ditëve kalendarike me procedurë shumë të përshpejtuar, kryetari Petrit Ahmeti e miratoi formalisht në Bordin e Entit Rregullator të Energjisë me Vendim Nr. 68, datë 2 mars, që është rasti i parë i trajtimit të kërkesave e vendimarrjes për licenca prodhimi energjie.

Vetëm 4 ditë për licencimin e Parkut Fotovoltaik të

Ligjet dhe vendimet e qeverisë për procedurat e licencimeve në prodhimin e energjisë nga parqet fotovoltaike, përcaktojnë një zinxhir proceurash, fazash e dokumetacioni ndër-ministror e ndër-institucional, që minimalisht kërkojnë 4 muaj kohë.

Ndërsa Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, miratoi brenda 4 ditëve  kalendarike, vendimin për licencimin e Parkut Fotovoltaik bregdetar “Dion Energji” të vajzës e dhëndrit të Fatmir Xhafajt si dhe Artan Sakos, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, fakt që krijon dyshime se gjithë dokumentacioni është firmosur fiktivisht.

Favoret e tjera për koncesionin e energjisë të familjes “Xhafaj” në bregdetin e Semanit

- Siparfaqja për projektin e Parkut Fotovoltaik të familjes së Fatmir Xhafajt, është 35 mijë e 245 mijë m2 tokë shtetërore, e dhënë falas nga qeveria, ndërsa kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi u ka dhënë 14 mijë 755 mijë m2 tokë më tepër buzë detit, për të ndërtuar vila e pallate në bregdet.

- Kryeministri Edi Rama, lejen e ndërtimit e ka dhënë në datën 25 shtator 2024 me Vendim Nr. 55; por pas 1 viti, më 25 shtator 2025, ka nxjerrë Vendimin Nr. 65, për miratim të lejes me kusht, pa vendosur asnjë kusht.

Vetëm 4 ditë për licencimin e Parkut Fotovoltaik të

- Më 6 prill 2023, rreth 30 muaj para dhënies së lejes së ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ortakët Xhafaj e Sako, kanë nënshkruar me Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturë- Energjisë, kontratën për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në bregdetin e Semanit.

Mbi 3 vite para lejes së ndërtimit, më 28 qershor 2022 nënshkruan Marrëveshjen Nr. 6359/2 me OSHEE-n, për linjën e furnizimit me energji elektrike të zonës së Parkut Fotovolatik.

- Me Vendim Ndikimi në Mjedis të datës 13 nëntor 2024, rreth 1 vit para daljes së lejes, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, i pajisi me leje mjedisore për ndërtimin Parkut Fotovoltaik në bregdet, me raportin sikur nuk dëmton mjedisin.

Kështu veprohet, kur përfituesit janë familjarë e klientë të afërt të kupolës së pushtetit./Pamfleti

parku fotovoltaik bregdeti i semanit

7 Komente

  1. a
    anxhelo roko

    sa te jete ne kry nje bandit si edvin rama kjo pune do jete, grabitje pronash publike. ky fatmir xhafaj eshte i specializuar ne kete lami. eshte i semure nga sindorma e grabtqarit te pronave publike. i ka ec mbar ndaj vazhdo pa u ndal zanotin. mbaroi me veten tash ka fut vajzen e dhendrin. njejte si sal berisha me tvetet e familjes, djalin vajzn, dhendrin. po ktu jane mut njeri e llum tjetri, te humburit jemi ne poplli qe nuk ngrihet me ja ndal yryshtin ktyne grabitsve. kta nuk i tremb asigjo spak as kujtohet te hetoje grupet e grabitsve. se cpreti aj e di. ne poplli flem gjum kshu pse mos me bo namin ky vllai i trafikantit te droges fatmir xhafaj e dreqi me birin. o ed rama zoti mart hake per cfare po i bo ktij veni tu shoft fara

    1. T
      Toni

      Mos t'harrojm që ka dhe nipin Flavio Barçi Drejtor t'Përgjithshëm ke Tirana Parkingu, e ty vjedhin miliona euro n'muj me fatura fallco ke shesh-parkimet

    2. T
      TR E RE

      Ditjon çerri osh bo i modh.Ish shef urbaniarikës apo i kkrt në bashki e përftuar ai dhondri fatqir xhafës që në 2 zgjedhjet e funit ka ble vota në njësin ku ka kandidu. Bon puçin me lal plehun por se hudhën dot kte motërqim Rame. Fatqir xhafa ka mbi 12 vjet që lu me 2 porta

      1. T
        Tim bleta

        TR E RE VEÇ REVOLTA POPULLORE DHE VOTAT KUNDER E HJEKIN KET FARE TE KEQE. ASI GJO TJETER SKA EFEKT. PROTESTAT ME HAJNIN NON GRATA JANE KOT JANE ME MBROJT SAL BERISHEN ME RACEN E TIJ TEHAJNAVE. PO SU BEN BASHKE SHQIPOT JO ME RAMA SALEN SKA SHPETIM.

        1. T
          TR E RE

          E drrejt o shok e drrejt . Kena fryk me dal se të njiten kto si hiena me përfitu nga situata. Ven i marum u bom.

        2. T
          Tony

          E ka lene amanet trashegimine Enveri ne diten qe i dhuroi lule ne tribune. Ah sa i lumtur ndihej ky kodosh atë dite.

          1. J
            Jeta

            I ashtuquajturi "parku energjetik solar" eshte vetem nje trik(tramboline) qe aty te ndërtohen objekte hoteleri e resorte tjera, pra e ardhmja e kësaj toke eshte betonizimi. Nuk eshte profitabil fare ky "park energjetik solar", eshte mashtrim, devijim qe te uzurpohwt toka dhe te ndërtohen kapacitetet hoteliereëie e te ngjashme

            Lini një Përgjigje