I mbrojtur nga Partia, Elton Karapici ka zhvatur bizneset e mëdha për një dekadë, ndërsa vjehrri i tij, Sabri Shera, arrestohet për kontrata false dhe shitje të përsëritura të të njëjtave apartamente...
Nëse Ilir Meta, Edi Rama, Sali Berisha, Altin Dumani etj. janë në syrin e ciklonit publik dhe paguajnë çmimin për emrin që kanë, një kategori pushtetarësh që torturojnë popullin dhe biznesin në emër të pushtetit, hanë e majmen pa i hyrë ‘gjemb në këmbë’, madje pa i njohur askush.
Milioneri Elton Karapici (nuk është ekzagjerim), por ka 10 vjet që bën taksidarin në Drejtorinë e Tatimeve VIP. ‘Rruan e qeth’ biznesin e madh në emër të Partisë.
Për një dekadë llogaritet të ketë zhvatur rreth 10 milionë euro ryshfet, sipas numrit të “inspektimeve” që ka bërë nëpër bizneset VIP.
Menjëherë pas zgjedhjeve është turrur të bëjë, ashtu si gjithë taksidarët e tjerë, milionat e verës 2025. Sepse nga janari deri në maj urdhri ishte i prerë: asnjë inspektim apo gjobë biznesit.
Po kush është Elton Karapici?
I biri i dy prindërve intelektualë, Fatmir dhe Vjollca Karapici, të cilët ndërruan jetë në kohën e pandemisë së Covid-19. Elton taksidarit, para dhe pas vdekjes së tyre, i eci zhvatja vaj.
Adela Shera, bashkëshortja e tij, ka një karrierë të ndërprerë si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në 2016- 2017.
Burri me karrierë të mirë do grua të denjë në krah, ky është postulati. Adela Shera është pedagoge në Fakultetin Ekonomik, aty ku punonte edhe vjehrra e saj e ndjerë, Vjollca Karapici.
Sabri Shera, babai i ish- zëvendësministres së Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Karapici (Shera), u arrestua në kuadër të operacionit të quajtur “Kontrata false”, në shkurt 2024.
Shera, bashkë me dhëndërin e tij që nuk doli askund në hetim, kanë kompaninë e ndërtimit “AA Konstruksion”. Me dhjetra qytetarë të mashtruar, me dhjetra kallëzime, derisa u arrestua.
Vjehrri i taksidarit Karapici kishte shitur në një rast 8 herë të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga firma që ka me dhëndrin e tij.
Sabri Shera është denoncuar me dhjetra herë për bëmat e tij si ndërtues mashtrues, ndërsa dhëndri vazhdonte punë te VIP-at pa asnjë problem…
Karapici, dyshohet se ka futur hundët edhe te mikrokreditë. (vijon..)/Pamfleti
Sa shume karapic neper fakultetet e ekonomise, tatime Vjollca Karapici, Adela shera(Karapici), Valbona Karapici, Gezim Karapici, Elton Karapici, Enon Karapici
o Kiu jan fis intelektualësh sjan si kti kpurdhat e mas 90’. Se njof fare kte çunin por nja 3 nga ato që ti ke përmen jan zonja e zotnij të nerum.
Ahtu qoft o tirona po une tironcit i njof per budallenj e jo per intelektuale..Ku e gjeten intelektualen ke caraci siper hales se lanes.. Jeni ngref, se nuk po jua dhjet njeri.. popull trap
Po ne kete vend edhe UT shteterore funksionojne si kompani private . Nuk ka ngelur burre , grua , vella. moter , kushurinj pa filluar pune ne universitete!
Nga ABI bankë me themelues dy shqiptaro-amerikanë, njeri banakier dhe tjetri kamarier, nga OJF Besa, u sollë një çift me profesion hamburgerista nga Gjermania dhe u kalua nga OJF në institucion financiar (bankë). Nga kontrabanda e naftës dhe armëve si biznes partiak në Bankën Italo- Shqiptare. Të ndjerët Luan Karapici dhe Vjollca Karapici vdekur nga Covid-19 ( vdekje e dyshimtë), ishin respektivisht: Kryetar dhe Sekretar të Shoqatës së Kontabilistëve të Shqipërisë. Me këta kuvendonin qeveritë e radhës, për hartim ligjesh, liçensash për kontabilist, ndaj kontabiliteti si revizor i pasurisë publike u kthye në kover(mbulim) i zhvatjes nga konçensionistët dhe tatimorët e bizneseve VIP. Si ka mundësi që hetimet kryen përciptaz . Si mund të shiten apartamentet disa herë. Pa bashkëpunim të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Palujtëshme dhe Noterisë Shqiptare. Kush gjen shesh, bën përshesh thotë populli. Pa hetuar Kryeministrin dhe ishët para tij në kuadër të grupit apo organizatës së strukturuar kriminale, siç rezultojnë faktikisht, nuk ka shtet ndërtim. Nuk jam prej natyre cmirëzi dhe as xheloz pse qytetarët shqiptar me mund kanë ngritur biznese të suksesshme dhe fitimprurëse dhe kanëpunësuar me mijra e mijra shqipëtarë por edhe të huaj. Ju lumtë dhe suksese. Por për të paudhët që portat jua hap 'Parija e Tiranës' sepse janë bashkëpërfitues me ta, duhet të ketë hetim pasuror dhe konfiskim pasurije.
Mos permendni figura te nderuara si Profesore Vjollca qe kane sakrifikuar jeten per te edukuar breza per 35 vite per agenda portalesh e klikimesh.
Ka bo detyren qe eshte pagu mire. lejini keto lepirje. Ke vene dhe emrin, ke per ti kerkuar gje?
Mos përmendni figura të nderuara si Profesore Vjollca, që ka sakrifikuar jetën për 35 vite në edukimin e brezave, për agjenda portalesh, klikimesh dhe baltosje publike. Jo çdo emër i ndershëm mund të përdoret si mjet për përfitime apo zhurmë mediatike.
Ka akoma nga ata qe dine sa kane paguar per provime e diploma.. Dakort qe s’do permendur i vdekuri po as moral nga idiotet s’ka pse pranon njeri. Ik gjej ndonje pune tjeter me mire
Karapicët mos janë dajot e Bamir Topit?
Pikes i ke rene.. Bamka eshte pak me trap!
Po te pakten behuni pak me kreative ne mashtrime, mos i merrni copy paste.