TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Prill 2026, 18:13

Dokumenti/ Plazhet i pastruan bashkitë, Linda e OBP sajon tender 2.6 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti/ Plazhet i pastruan bashkitë, Linda e OBP sajon tender 2.6
Arlinda Pogaj dhe aksionet e pastrimit

Ky vendim i Lindës së tenderëve të qeverisë, si shpenzim mbivendosje për punë të kryer nga njësitë e pushtetit lokal, nuk është gjë tjetër, veçse vjedhje e planifikuar, që do maskohet e justifikohet me kontrata sikur pastrimi i plazheve është bërë me kontratat e këtij tenderi.

Gjatë dy javëve të fundit, 10 bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë e Sarandë, kanë raportuar edhe me kronika televizie e me video në rrjetet sociale, për kryerjen e pastrimit të plazheve me ndërmarrjet e tyre dhe do vazhdojnë t’i mbajnë pastër gjatë gjithë sezonit veror.

Por me një njoftim në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 20 prill 2026, Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka shpallur procedurën e zhvillimit të një tenderi për pastrimin e plazheve, madje edhe të plazhit në liqenin e Pogradecit.

Tenderi është me Nr. REF-82299-04-16-2026 dhe me vlerë fondi limit 2.6 milionë milionë Euro me TVSH, i ndarë në dy lote sipas zonave bregdetare, procedurë që Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, do ta zhvillojë në datën 18 maj 2026.

Dokumenti/ Plazhet i pastruan bashkitë, Linda e OBP sajon tender 2.6

Me tenderin për lotin e parë, me vlerë fondi limit 1 milionë e 356 mijë Euro me TVSH, thuhet se do pastrohen plazhet në territoret e bashkive Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë e Pogradec.

Ndërsa me tenderin për lotin e dytë, me fond limit 1 milionë e 245 Euor me TVSH, thuhet se do pastrohen plazhet në zonat e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë”.

Por aktualisht plazhet në këto zona bregdetare e në Pogradec, janë pastruar dhe po vazhdojnë të pastrohen nga bashkitë përkatëse me fondet, mjetet dhe punonjësit e ndërmarrjeve të tyre, pa bërë tenderë, sepse e kanë detyrim në çdo prag sezoni veror e u ka dhënë fonde shtesë qeveria.

Ndërsa Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka sajuar e shpallur një tender tjetër 2.6 milionë Euro me TVSH, për të kryer pastrimin e plazheve, kur këtë shërbim e kanë bërë dhe po e bëjnë bashkitë.

Dokumenti/ Plazhet i pastruan bashkitë, Linda e OBP sajon tender 2.6
Postimi i Bashkisë Pogradec, momente nga pastrimi i liqenit

Ky vendim i Lindës së tenderëve të qeverisë, si shpenzim mbivendosje për punë të kryer nga njësitë e pushtetit lokal, nuk është gjë tjetër, veçse vjedhje e planifikuar, që do maskohet e justifikohet me kontrata sikur pastrimi i plazheve është bërë me kontratat e këtij tenderi.

Edhe sikur ta kryente pastrimin e plazheve realisht, praktikat ligjore për finalizimin tenderit, do mbyllen rrthe mesit të muajit korrik, kur sezoni  është në pikun e tij.

Për të justifikuar këtë skemë vjedhjeje, drejtoresha Linda e tenderëve, ka deklaruar se kontrata për pastrimin e plazheve, do jetë me afat kohor 93 ditë; kur edhe gjatë sexyoanit pastrimin do ta baëjn bahsktë me fondet, mjetet dhe ndërmarrjet e tyre.

Tender fikiv, ajo zhvilloi dhe në datat 13 shkurt e 17 mars me 6 lote e vlerë 1.9 milionë Euro, për kryerjen e dezinsektimit në zonat bregdetare nga Velipoja në Sarandë, kur këtë shërbim e ka kryer Instituti i Shëndetit Publik./Pamfleti

 

pogaj obt

1 Komente

  1. Q
    Qemal

    Sekuestoji pasurine dhe pastaj gjykojeni.

    Lini një Përgjigje