Me komisionin “Xhafaj” u bë drejtësia e re, por në momentin që dha shenja se është shkëputur nga modeli i Adriatik Llallës e Gjin Gjonit dhe po godet kupolën mafioze politike, Babloku futi përsëri në veprim komisionin “Xhafaj”, me të cilin do shkrijë Gjykatën e Posaçme dhe do tjetërsojë SPAK-un...
Vërtetë jemi Republikë Parlamentare, ku mazhoranca ka të drejtë të ndërmarrë iniciativa publike, ose fshehurazi me opozitën, siç veproi në rastin e miratimit të Rezolutës gjoja anti-korrupsion, që menjëherë e shndërroi në komision të posaçëm për të kontrolluar dhe ri-formatuar strukturën e drejtësisë së re me epiqendër SPAK-un.
Madje, 3 ditë pas miratimit të Rezolutës në parlament, Edi Rama urdhëroi krijimin e komisionit special “Xhafaj”; për të cilin PD-ja zyrtare votoi kundër, ndërsa Foltorja e PL po spërdridhen me gjoja kundërshtime publike e bashkëpunime pas kuintave.
Faktikisht, rezoluta e sajuar si pazar mes Edi Ramës e Sali Berishës për të asfiksuar drejtësinë e re, është si marrëveshja mafioze e 22 prillit 2008, kur ndryshuan Kushtetutën për të kontrolluar parlamentin me deputetë liste, bllokim të alternativave të reja politike dhe sundim të përjetshëm.
Në një analizës të ditës së premte, “Pamfleti” paralajmëroi, se pak kohë pas ngritjes së komisionit “Xhafaj”, raportet do serviren me përmbajte e argumente të qëllimta, si gjoja emergjencë për të hequr nga Kushtetuta paketën e Gjykatës së Posaçme.
Këtë ndërhyrje, Edi Rama, Sali Berisha e Ilir meta, nuk po e bëjnë se duan një SPAK e Gjykatë të Posaçme të pavarur, aktive, efiçente e goditëse të korrupsionit e krimit, por për ta ri-kthyer drejtësinë e re, në modelin dhe vartësinë e tyre gjatë kohës së Adriatik Llallës e Gjin Gjonit.
Realisht, Edi Rama kërkon “t’i pjekë të gjallë” Sali Berishën e Ilir Metën, por në rastin konkret mendon vetëm për fatin e tij, ndaj po bën pazare me ta; sepse për të asfiksuar drejtësinë e re; i duhen 94 vota, që të heq nga Kushtetuta paketën e pavarësisë së SPAK, Gjykatës së Posaçme, KLP, ILD dhe KLSH, por edhe prezencën e ONM të SHBA-BE në procesin e vettingut.
Prandaj nuk mund të quhet rastësi, fakti që Edi Rama e sajoi rezolutën dhe krijoi komisionin “Xhafaj”, pikërisht tani që “zjarri” i SPAK iu afrua te “by*a e tij, te Olsi, te Agaçi, Beqja, Xhaçka, Manastirliu, Peleshi, Denaj dhe do trokasë te Nikolla, Gonxhja, Ibrahimaj, Çuçi, Artan Dulaku, Gjikuria, Salillari, Ulaj e peshku Luc, që i ka përdorur për shumë vjedhje.
Nëse Edi Rama, SPAK-un e drejtuar nga Altin Dumani dhe të mbikëqyrur nga FBI-ja, do ta kishte “lodër e mjet” në dorën e tij, siç e kishte gjatë 3 viteve të drejtimit nga “Sillo” Arben Kraja, ai nuk do merrej me rezoluta e komisione parlamentare për ta marrë nën kontroll.
Sepse Babloku nuk do prekej vetë, nuk do t’i prekej Olsi, vajza e birësuar, Xhaçka, Beqja, Manastirliu, Dulaku, Salillari, Gjikuria, Frangaj dhe trafikantët Gjergj Luca., Lul Morina, Roland Ziu etj., siç i janë prekur Pëllumb Gjoka, Ervin Mata, Nokët, Rrajat, Bamët etj.
Me komisionin “Xhafaj”, Babloku synon të evitojë nga vetja së pari, goditjet e SPAK e të GJKKO, duke u hequr fuqinë e posaçme kushtetuese, me rikthim të tyre si struktura në vartësi të prokurorëve e gjykatave të rretheve, ndërsa BKH ta ri-kthejë në OPGJ e në vartësi të policisë. Me sebepin e hallit që ka Edi Rama për veten, Olsin dhe klanin qeveritar, partiak, oligarkik e kriminal; prej asfiksimit të SPAK e GJKKO, shpëtojnë Sali Berisha e Ilir Meta, por dhe vetë Fatmir Xhafaj, i cili është subjekt hetimi e sekuestrimi pasuror bashkë me të vëllain trafikant. Prandaj kasta e vjetër e zhytur në korrupsion e krime, janë ri-bashkuar në luftën për të asfiksuar dhe rikthyer drejtësinë e re, në modelin e drejtësisë së vjetër./Pamfleti
Lini një Përgjigje