TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Qershor 2024, 15:02

Paratë e kontrabandës i 'zënë sytë' Gentit të Apelit, i rikthen pasuritë trafikantit Ago Gjolaj të '8S2'

Shkruar nga Pamfleti

Paratë e kontrabandës i 'zënë sytë' Gentit

Ago Imer Gjolaj, me paratë e trafiqeve mund të blejë një hallkë të drejtësisë por nuk e heq dot njollën e zezë të kontrabandistit dhe një ditë drejtësia do të vihet në vend. Deri atëherë Ago mund të flejë mbi kanacet falso '8S2' dhe të mbulohet me dollarët e kontrabandës...

Pas denoncimeve të shumta nga 'Pamfleti', Prokuroria e Shkodrës sekuestroi pasuritë e trafikantit Ago Imer Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

Sipas Prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se Ago Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Ishin pikërisht disa shkrime të publikuara në media por edhe një shkresë e Interpol Tirana, e cila ka vënë në lëvizje drejtësinë.

Sonjela Gjolaj, një biznesmene në Shkodër bleu në vitin 2018 një jaht në Malin e Zi. Shitësi ishte Sasa Jakica, një qytetar malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash, sipas informacioneve të zyrtarëve të Podgoricës.

Ky detaj ishte pikënisja për hetimin pasuror ndaj Sonjela Gjolaj dhe bashkëshortit të saj, Ago Imer Gjolaj, të cilët njihen si distributorët e pijes energjike “8S2”, një produkt i ngjashëm me mallin origjinal “B52”.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin pasuror ndaj Sonjela Gjolaj, Ago Imer Gjolaj dhe familjarëve të tyre në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimi dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe edhe si “ligji Antimafia”.

Prokuroria krijoi bindjen se pasuritë e Ago dhe Sonjela Gjolaj rrjedhin nga veprimtaria e jashtëligjshme e shtetasit Ago Gjolaj dhe çmon se ekziston një rrezik real për tjetërsimin e tyre duke i kaluar tek personat e tretë.

Pasuritë e sekuestruar të Ago Gjolajt dhe të shtetasve të lidhur me të:

1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;

2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;

3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;

4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;

Por mesa duket të gjitha këto fakte nuk e kanë bindur Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me gjyqtar 'xhambazin' Genti Shalën, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e trafikantit të '8S2'.

Bizneset e ndershme që investojnë paratë e tyre në Shqipëri, shtypen, zhgënjehen me shtetin deri në atë pike sa detyrohen të largohen për ti hapur rrugë Ago-s me shokë.

Ago Imer Gjolaj, me paratë e trafiqeve mund të blejë një hallkë të drejtësisë por nuk e heq dot njollën e zezë të kontrabandistit dhe një ditë drejtësia do të vihet në vend. Deri atëherë Ago mund të flejë mbi kanacet falso '8S2' dhe të mbulohet me dollarët e kontrabandës... A po na lexon SPAK? /Pamfleti

Lini një Përgjigje