TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Maj 2024, 11:33

Shkon në SPAK pazari i TEC-it të Agaçit e Ulajt në Roskovec; dokumentet zyrtare u hartuan fshehurazi dhe në kohë rekord

Shkruar nga Pamfleti
Shkon në SPAK pazari i TEC-it të Agaçit e Ulajt në
Engjëll Agaçi dhe Bashkim Ulaj /

Në raportin e datës 19 janar 2024, krye-bashkiakja Majlinda Bufi, thotë: - Kërkesa për ndërtimin e TEC-it, miratohet për të shtuar vendet punës dhe plotësuar nevojat emergjente të zonës për energji, kur 90% e energjisë së prodhuar do eksportohet në Greqi nga dy pronarë miq të Bablokut, prandaj procedurat lejes së ndërtimit u bënë me shpejtësi...

Më 24 maj 2024, banorët e Roskovecit dorëzuan në SPAK, me shënimin “Personalisht në dorë drejtuesit Altin Dumanit”, kallëzimin penal ndaj Kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufi dhe vartësve të saj, për TEC-in në zonën bujqësore Suk, Strum, Velmish, Drenovicë etj.

TEC-i në Roskovec, është investim i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, në ortakëri me oligarkun Bashkim Ulaj, projekt preferencial e klientelist, që u miratua me procedura të përshpejtuara nga qeveria e bashkia.

“Pamfleti” po publikon për herë të parë, dokumentet zyrtare të hartuara fshehurazi, për të miratuar lejen e TEC-it, që do helmojë tokën, ujin, produktet bujqësore, bagëtitë dhe jetën e banorëve të zonës më të populluar e prodhuese të Bashkisë së Roskovecit.

Me vendim Nr. 153, datë 29 dhjetor 2023 të krye bashkiakes Majlinda Bufi, u urdhërua ndryshimi i Planit të Zhvillimit të Territorit, për zonën e banuar e bujqësore, ku do ndërtohet TEC-i.

Brenda ditës, me Urdhër Nr. 253, datë 29 dhjetor 2023 të kryetares Majlinda Bufi, u ngrit grupi i punës për ndryshimin e Planit të Zhvillimit të Territorit, i përbërë nga zyrtarë të kësaj bashkie, pa ekspertët e Këshillit të Qarkut Fier e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Me Shkresë Nr. 510, datë 25 janar 2024, iu kërkua Ministres së Turizmit e Mjedisit, Mirela Kumbaro, miratim për lejen e TEC-it, ndërsa Kumbaro, me Shkresë Nr. 510/1, datë 3 mars 2024, mashtroi sikur kishte bërë dëgjesë me banorët brenda ministrisë, dhe kanë pranuar ndërtimin e TEC-it, pa pasur nevojë të hartohet raporti i studimit mjedisor, mbasi nuk ka efekte dëmtuese.

Me Shkresë Nr. 2077, datë 20 mars 2024, Bashkia e Roskovecit, ka miratuar ndryshimin e planit të territorit dhe ka miratuar pranimin e projektit për ndërtimin e TEC-it.

Ndërsa 1 ditë më vonë, më 21 mars 2024, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, referuar vendimit të krye bashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi; vendimit të ministres Mirela Kumbaro dhe vendimit të ministres së Bujqësisë Anila Denaj, për kthimin e tokës bujqësore në truall investimi energjetik, ka miratuar lejimin e ndërtimit të TEC-it brenda zonës bujqësore e të banimit Suk-1 e Suk-2 në sipërfaqe 710 hektarë.

Me Autorizim Nr. 2941, datë 22 prill 2024, të Agjencisë Kombëtare të Territorit, Zv/kryetarja e Këshillit Bashkiak-Roskovec, Ermira Buzi, firmosi pëlqimin e Bashkisë për ndërtimin e TEC-it.

Pas 4 ditësh, me propozim të kryetares Majlinda Bufi dhe Vendim Nr. 30, datë 26 prill 2024, Këshilli Bashkiak miratoi lejimin e ndërtimit të TEC-it, ndërsa më 29 prill 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, në mbledhje të veçantë, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe me prezencë të Sekretarit Ëngjëll Agaçi e ministreve Kumbaro e Denaj, miratuan lejen për ndërtimin e TEC-it të Ëngjëll Agaçit e Bashkim Ulajt, por pa shënuar datën në vendim.

Në raportin e saj të datës 19 janar 2024, krye-bashkiakja Majlinda Bufi, thotë: - Kërkesa për ndërtimin e TEC-it, miratohet si iniciativë e pushtetit lokal, për të shtuar vendet punës dhe investimet strategjike për të plotësuar nevojat emergjente të zonës për energji.

Në fakt, vetëm 10% e energjisë do përdorët për Roskovecin, ndërsa 90% do eksportohet në Greqi, nga pronarët Ëngjëll Agaçi e Bashkim Ulaj, prandaj procedurat për ndërtimin TEC-it, u bënë shpejtësi nga Bashkia e Qeveria, pa përfillur banorët që i janë drejtuar SPAK-ut./Pamfleti

Shkon në SPAK pazari i TEC-it të Agaçit e Ulajt në

Shkon në SPAK pazari i TEC-it të Agaçit e Ulajt në

Shkon në SPAK pazari i TEC-it të Agaçit e Ulajt në

tec në roskovec engjell agaci bashkim ulaj

Lini një Përgjigje