TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Maj 2024, 10:43

SPAK dhe mafiozi ekzemplar Artur Shehu i drogës, vrasjeve dhe grabitjes së 500 ha tokë në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

SPAK dhe mafiozi ekzemplar Artur Shehu i drogës, vrasjeve dhe grabitjes

SPAK duhet të hetojë faktin, që ekzemplari i botës së krimit Artur Ramiz Shehu, vazhdon të këtë aq lidhje të forta me Ëngjëll Agaçin e Edi Ramën, sa më 16 mars 2022 i është dhënë Leja Nr. 28, për investimin dhe ndërtimin e hotelit me 2 kate, 50 metër brenda detit në Lungomaren e Vlorës...

Operacioni në nivelet e larta të botës së krimit, të lidhur me politikën, policinë e drejtësinë, është goditja me e fortë që ka dhënë SPAK-u, por jashtë goditjes janë lënë pa u prekur ekzemplarë, që në bashkëveprim më pushtetin kanë organizuar dhe vazhdojnë të drejtojnë bandat e tyre.

Një nga këta, është mafiozi Artur Ramiz Shehu  nga Vlora, i njohur e vërtetuar dhe nga drejtësia, si krye grabitësi i 500 hektarë tokë në Vlorë, si dhe ka vrarë disa kundërshtarë e pronarë.

Një muaj më parë, Artur Shehu ishte personazh i dokumentarit të “RAI-3”, për veprimtarinë e tij të shumëfishtë kriminale, nëpërmjet pazareve dhe mbështetjes nga kryeministri Edi Rama e Sekretari i Kryeministrisë, Ëngjël Agaçi, i cili rezulton të jetë shërbëtor i tij si sekser e avokat.

Në arkivat e Prokurorisë së Vlorës dhe ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, SPAK ka provat e aktivitetit kriminal të Artur Shehut të Vlorës, si për vjedhjen e 500 ha toka në bregdet dhe për trafik droge e qeniesh njerëzore, rrëmbime, peng marrje e gjobë vënie.

Ai ka pasur fushë të lirë veprimi dhe i ka shpëtuar drejtësisë, kundrejt ryshfeteve e dhurimit të tokave të grabitura, te politikanë, pushtetarë, krye policë, noterë, shefa kadastre e zyrtarë drejtësie, një ndër ta dhe ish- deputeti i PS, Fidel Ylli, që përfitoi 100 ha tokë në Karaburun prej tij.

Super krimet, që Artur Shehu ka bërë për grabitjen e tokave të shtetit e pronarëve privatë, duke përdorur forcën, shit-blerje fiktive, dhurime, eleminime fizike, falsifikime dokumentesh të ndarjeve me Ligjin 7501; SPAK i gjen në dosjet e pronave në Vlorë, Orikum, Kakome, Karaburun, Orikum, Zvërnec, Novoselë, Nartë e Pishë-Poro.

Përse SPAK, nuk po heton aktivitetin kriminal të Artur Ramiz Shehut?

Nëpërmjet mafies politike, shtetërore e policore, ai u arratis pas disa vrasjeve që organizoi e financoi në Vlorë; ndërsa 8 bizneset dhe 300 hektarë toka që ka gjendje, ferma, hotele e resorte, Artur Shehu i drejton nga Florida në SHBA, duke i administruar me prokurë noteriale të Shqipërisë, nëpërmjet Leonard Bishajt e Pëllumb Petritajt; të dy, bashkë-autorë të tij në krime.

Mafiozi Artur Shehu është gjallë e sipas medias amerikane “Miamiherald”, ndodhet në “Alton Road” të bregdetit të famshëm Brisbane në Florida, me jetë luksoze në lagjen “Miami Beach Golf Club”, ku zotëron disa vila e objekte biznesi të dhëna me qira.

Ai duhet hetuar nga SPAK, për krimin e grabitjes së tokave, trafiqet e vrasjet, që ka kryer kur ishte në Vlorë, por dhe i ka porositur e financuar nga rezidenca e tij në Florida; madje disa herë në 10 vitet fundit, është takuar në Francë me bashkë-autorin e administratorin Leonard Bishaj.

Por ai është dhe me dosje penale në Shqipëri e Itali, për aktivitet biznesi e trafiku droge, qeniesh njerëzore e pastrim parash, me grupin mafioz “Sacra Corona Unita”, për të cilat ka pasur sekser e avokat mbrojtës, Sekretarin e Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, konfirmuar në “RAI 3” dhe nga  ish-Shefi i Interpol, italiani Fabrizio Lizzi. 

Aq të forta janë lidhjet e tij në interesa me drejtësinë shqiptare, sa prokurorë e gjyqtarë të Vlorës dhe prokurorë e gjyqtarë të ish-Krimeve të Rënda në Tiranë, disa prej të cilëve në SPAK; kundrejt parcelave të tokave e çeqeve që kanë marrë, nuk e kanë procedura dhe nuk kanë konfiskuar tokat e vjedhura, nuk i kanë filluar e i kanë pushuar hetimet.

SPAK duhet të hetojë dhe faktin, që ekzemplari i botës së krimit Artur Ramiz Shehu, vazhdon të këtë aq lidhje të forta me Ëngjëll Agaçin e Edi Ramën, sa më 16 mars 2022 i është dhënë Leja Nr. 28, për ndërtimin e hotelit 50 metër brenda detit në Lungomaren e Vlorës, te zona e Ujit të Ftohtë përballë vilës qeveritare./Pamfleti

artur shehu spak 500 ha tokë vlora

Lini një Përgjigje