A do ta godasë SPAK Tomë Doshin duke i dhënë kështu një goditje të fortë blerjes së votave në zgjedhje, trafiqeve, korrupsionit politik dhe mafies?
Në dosjen Metamorfoza 3 për perandorinë e krimit në Shqipëri shfaqet edhe ish deputeti Tom Doshi në pozita kompromentuese.
Sipas bisedave mes grupeve kriminale, Doshi mbulon pasuritë dhe pastrimin e parave të Durim Damit, një prej manjatëve të krimit në Shqipëri.
Në korrik 2020, duke e informuar Arben Ndokën për vendet e mundshme se ku mund të shfaqet Durim Bami, Gjin Ndoj thotë se vëllezëri Durim dhe Valter Bami janë duke bërë një hotel me 5 kate pranë Vila Aereport në Rinas.
Sipas Gjin Ndojt hotelin Durim Bami po e bën aty në emrin e Tomës, duke iu referuar Tom Doshit. Me sa duket, Toma mbulon pasuritë e Durim Bamit, i cili nuk mund të ekspozohet vetë pasi është subjekt i ligjit antimafia.
Gjithashtu në një bisedë tjetër me një ish-efektiv të RENEA-s, Durim Bami thotë se është duke biseduar me Tomën për të marrë një leje ndërtimi në ish-Bllok. Në shumë prej mesazheve të zbardhura vihen re takimet e shpeshta të Durimit me Tomën.
I mbetet SPAK-ut për t’a verifikuar më tej këtë rrëfim, duke kryer një hetim se në emrin e kujt rezulton hoteli dhe se për cfarë leje ndërtimi bëhet fjalë?
Por, kujtojmë se në vitin 2015, Doshi paraqiti në publik Durim Bamin, i cili tha se Ilir Meta e kishte paguar për të vrarë Doshin dhe Mhill Fufin.
Në 2018, Bami tha se Doshi e kishte paguar për të gënjyer. Referuar dosjes, Doshi shfaqet edhe afër Behar Bajrit.
A do ta godasë SPAK Tomë Doshin duke i dhënë kështu një goditje të fortë blerjes së votave në zgjedhje, trafiqeve, korrupsionit politik dhe mafies? Mbetet për tu parë....
Lini një Përgjigje