TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Maj 2024, 12:08

OECD refuzoi 30 shoqëritë që propozoi Babloku për kultivim kanabisi; cilat janë shkaqet dhe 8 shtetet kundër?

Shkruar nga Pamfleti
OECD refuzoi 30 shoqëritë që propozoi Babloku për kultivim
Edi Rama /

Kundër këtë qëndrimi, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, Ministrin e Ekonomisë, Blendi Gonxhja dhe Ministrin e Financave, Ervin Mete, të licencojnë në letra 15 firma me 51% ortakëri të huaj e 49% ortakëri shqiptare, ndërsa sipërfaqja 200 hektarë, do ndahet me vendim qeverie sipas pazareve...

Kultivimi i kanabisit u miratua me Ligjin Nr. 61/2023, datë 20 korrik 2023, si këmbëngulje personale e diktuese e Edi Ramës, mbi mazhorancën parlamentare që votoi pa asnjë kundërshtim.

Por organizmat ndërkombëtare, që i hapin rrugë e mbikëqyrin këtë biznes në vendet jashtë SHBA-BE, janë skeptikë për korrektesën e qeverisë shqiptare, në konkretizimin e këtij aktiviteti, për faktin se kupola e pushtetit ka lidhje me grupet kriminale të kultivim-trafikut të drogës.

Sipas kushtit të partneritetit me organizmat mbikëqyrëse, në muajin tetor 2023, kryeministri Edi Rama, i dërgoi Organizatës për Bashkëpunim e Zhvillim Ekonomik (OECD) me qendër në Paris, emrat e 30 kompanive kandidate me ortakë shqiptarë e të huaj, të përzgjedhur paraprakisht, që do licencohen për kultivimin e kanabisit në 200 hektarë sipërfaqe totale.

OECD refuzoi 30 shoqëritë që propozoi Babloku për kultivim

Por kjo organizatë, i ka refuzuar emrat e subjekteve të propozuar nga Edi Rama, si ortakëri shoqërish shqiptare me biznese turke, italiane, serbe, australiane, angleze, norvegjeze, gjermane, zvicerane, bullgare, holandeze, spanjolle, japoneze e finlandeze.

OECD i refuzoi, sepse rezultuan që pas logove të firmave të huaja ortake, që përzgjodhi e propozoi Edi Rama, janë individë e grupe të përfshirë në trafiku droge e pastrimi parash.

Po kështu, shërbimet partnere, të konsultuara me FBI, DEA, Europol, Anti-mafia e SPAK, kanë zbuluar se pas firmave ortake shqiptare, qëndrojnë eksponentë e grupe të trafikimit të drogës, parajsave fiskale, pastrimit të parave e bankave me lidhje ruse-kineze.

Përveç dosjeve që kanë agjencitë e SHBA-BE, refuzimi u bë, edhe sepse propozimet për subjektet e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nuk i shoqëroi me përshkrimin e aktivitetit dhe pastërtinë e tyre penale.

Skandal është fakti, që 30 subjektet e propozuara nga Edi Rama për kultivimin e kanabisit në Shqipëri; para se të propozoheshin në OECD, për licencat e kultivimit të kanabisit, kanë aplikuar për certifikime te Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane për Ushqimin e Barnat (FDA), fakt që dëshmon se janë klientë të paracaktuar.

Por dhe këto agjenci, kanë refuzuar certifikimin e tyre për aktivitet kultivimi kanabisi e eksporti të tij; së pari, sepse nuk kanë kriterin e përvojës kohore të këtij biznesi; dhe së dyti, sepse janë të skeduar për përfshirje në trafiqe droge e veprimtari të tjera kriminale.

Refuzimi për subjektet e propozuar nga Edi Rama, u bë dhe nga Qendra Evropiane e Drogës, që është partnerja e DEA, FBI e EUROPOL dhe ka skedat për çdo individ e grupi trafikimi droge. 

Danimarka, Franca, Austria, Luksemburgu, Kanadaja, Gjermania, Suedia e Belgjika, janë 8 shtetet anëtare të OECD, që vunë veton dhe refuzuan 30 subjekte ortake të huaja e shqiptare, që çoi si propozime kryeministri Edi Rama për licencim në kultivimin e kanabisit.

Por kundër këtë qëndrimi, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, Ministrin e Ekonomisë, Blendi Gonxhe dhe Ministrin e Financave, Ervin Mete, të licencojnë në letra 15 firma me 51% ortakëri të huaj e 49% ortakëri shqiptare, ndërsa sipërfaqja 200 hektarë, do ndahet me vendim qeverie sipas pazareve.

Sipas informacionit, në listë do jenë ato firmë që ka paracaktuar Edi Rama, të cilët do licencohen pa kaluar në filtrin e agjencive anti-krim të Shqipërisë, DEA-s e EUROPOL, sepse kështu ka urdhëruar Babloku./Pamfleti

kultivimi i kanabisit oecd babloku 8 shtete kundër

Lini një Përgjigje