
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Vlorë, në afërsi të fshatit Kaninë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj.
Flakët e favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi.
Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, teksa flakët janë duke djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi. Gjithashtu në rrezik janë vënë dhe dy banesa që ndodhen pranë zonës.
Terreni malor i ka vështirësuar punën zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.
Lini një Përgjigje