
Kryetari i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu ka folur për situatën e zjarreve në pyllin e Bodës, ku flakët vijojnë të jenë aktive prej 4 ditësh.
Temperaturat e larta dhe favorizimi i erës ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe flakët të riaktivizohen. Topçiu shprehet se pritet qetësimi i erës që të ndërhyjnë forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës.
“Situata ka dalë pothuajse jashtë kontrollit, po presim orët e vona të natës apo një qetësim të erës dhe të situatës për të ndërhyrë”, tha ai.
Aktualisht janë të angazhuara 35 forca nga Njësia Administrative Lozhan dhe vullnetarë. 16 forca nga shërbimi pyjor dhe 13 nga MZSH-ja Maliq, forca nga shërbimi i MZSH-së Korçë 3, shërbimi pyjor Korçë 4, MZSH Devoll 5, MZSH Pustec 4, MZSH Pogradec 4, si dhe ato të Administratës së Zonave të Mbrojtura, forcave të policisë.
Lini një Përgjigje