
Pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, sidomos mbi atë që po ndodh në Shëngjin.
Sipas saj, pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreacionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.
MM bën me dije se përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në zonë. Më tej bëhet me dije se u morën masat në kohë për evakuimin e banorëve, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

“Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale.
Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar”, theksohet në njoftim.

Më tej u bëhet thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevojë për evakuim.
Lini një Përgjigje