TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 15:12

Ndryshimet në qeveri, Çipa: Strategji e Ramës, ka shkaktuar kaos brenda PS

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Çipa: Strategji e Ramës, ka shkaktuar

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri.

Ai është shprehur se tashmë këto ndryshime janë një strategji e Ramës teksa shtoi se ai do të vijojë me të njëjtën strategji sepse edhe brenda grupit kanë thuajse të njëjtën energji.

Sipas Çipës, këto ndryshime kanë lënë pakënaqësi tek Partia Socialiste sepse Rama nuk po konsultohet për vendimet që merr, por efektet nuk do të jenë të menjëhershme.

Ka një strategji që po përdor Rama, kujtojmë promovimin që ai ka bërë me zonjat dhe gratë në përfshirjen politike.

Këto ndryshime janë strategji që lidhen me energjizimin e PS. Duket që Rama e ka shembur atë strategjinë klasike, pra ai vjen me PS. Ata edhe pakënaqësitë i shfaqin kur lideri është në vështirësi.

Nuk e dimë kur Rama mund të gjendet në këtë situatë, por herët a vonë do të nisë lufta brenda PS.

Kam përshtypje që ai do të vijojë me këto promovimet e fytyrave të reja me njerëz që nuk i kemi vënë re më parë..

Është shmangur mundësia e konkurrimit dhe Rama po imponon zgjedhjet në mënyrë vetjake dhe pa konsultim. Ky është një moment që shënon me antagonizmin brenda grupit të PS, por nuk do të ketë efekt të menjëhershme”, tha Çipa për “News 24”.

Lini një Përgjigje