TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 13:36

Kryeprokurori i Vlorës në pranga me urdhër të SPAK, Klodiana Lala: Dosja e bujshme ku ishte implikuar!

Shkruar nga Pamfleti
Kryeprokurori i Vlorës në pranga me urdhër të SPAK, Klodiana
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth ngjarjes së ditës së djeshme, ku kryeprokurori Aurel Zarka u arrestua ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ajo tha se arrestimi i tij vjen pasi ai dyshohet të jetë i implikuar në një çështje hetimore, Toyota Auris,  e cila ndër vite ka kaluar në duart e dhjetë prokurorëve dhe që ka pasur interes të madh nga aiutoritetet belge,

“Aurel Zarka është arrestuar mëngjesin e djeshëm nën dyshimet se është i implikuar në një çështje hetimore që ka të bëjë me “Toyota Auris”. Ka qenë zoti Lulzim Basha ai që ka bërë një denoncim. Pas denoncimit të tij në Kuvend, policia e shtetit zbuloi në dy Toyota Auris një shumë prej 3.4 milionë eurosh.

Një shumë që dyshohet se rridhte nga aktiviteti i paligjshëm kriminal dhe mendohej se këto para ishin nga Britania e Madhe, pikënisja e tyre ishte nga Belgjika e më pas kishin udhëtuar në drejtim të portit të Durrësit ku edhe u bllokuan. Përveç prokrurorit të Vlorës, i cili rezulton i përfshirë, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. Dyshimet janë se në momentet e fundit mund të ketë patur një dekonspirim, por ende nuk ka një konkluzion nga ana e prokurorisë”,-tha Lala në Euronews.

Lala tha se zbërthimi i mesazheve në SkyECC është vetëm një pjesë e hetimit, pasi sipas saj autoritetet belge ishin shumë të interesuara për zbardhjen e kësaj çështje.

klodiana lala

Lini një Përgjigje