TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 13:27

Ndryshimet në qeveri, Kikia: Rama duhet të japë një shpjegim

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Kikia: Rama duhet të japë një shpjegim

Analisti, Mentor Kikia komentoi ndryshimet në qeveri. Ai tha se Rama duhet një shpjegim se pse u larguan ministrat dhe se lëvizjet e shumta në dikastere nuk janë produktive në punën e qeverisë.

“Presidenca ishte hapur për ti bërë dekretimet brenda ditës.

Emrat janë gjëja e fundit, pasi në fund është kryeministri që ka përgjegjësinë për emrat që propozon. Ai është trajneri i skuadrës. Ajo që nuk qëndroi është mënyra se si ndodhi.

Në fund ata janë ministra, dhe momenti kur lëvizet nga detyra duhet publikisht një arsye. Është ironikë që një ministër kur shkarkohet e merr vesh në sallën e mbledhjes.

Një shpjegim publik i duhet dhënë publikut. Ministrat nuk janë roje. Lëvizjet e shumta në dikastere nuk i bëjnë mirë punës”, tha Kikia për “Ora News”.

Lini një Përgjigje