TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 12:18

Zjarri në Shëngjin, flet shefi i zjarrëfikses: Po punohet me gjithë kapacitetet për shuarjen e flakëve, nuk është prekur asnjë banesë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Shëngjin, flet shefi i zjarrëfikses: Po punohet me

Situata nga zjarri vijon të mbetet e vështirë në Shëngjin.

Arben Cara Drejtor i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, shprehet se vatra e zjarrit mbetet aktive për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të vështirë, ai theksoi se po punohet me të gjitha kapacitete për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

“Vatra e zjarrit është aktive. Po punojmë me të gjitha kapacitetet, pra kemi mbi 20 mjete zjarrfikëse dhe 80 forca të ushtrisë, helikopter. Era e fortë ka bërë që zjarri herë pas here të aktivizohet duke na krijuar vështirësi në vënien në kontroll të tij.

E vetmja gjë që duhet të bëjmë është ndërhyrja nga ajri. Infrastruktura është e rëndësishme për vënien në kontroll të zjarrit. Asnjë banesë nuk është prekur nga zjarri, Kemi bërë dhe evakuimin turistëve të huaj dhe shqiptarë. Policia e shtetit ka bërë detyrën e saj. Në fund të ditës bëhet fjalë për sigurinë e tyre dhe në momentin që do shohim që vatra është fikur, ata mund ti rikthehen pushimeve. Nëse era do të vazhdojë, është shumë e vështirë shuarja pasi vatrat janë nga një anë në tjetrën. Kjo na e bën më të vështirë edhe për shkak të terrenit”, u shpreh ai.

 

zjarr shengjin shefi i zjarrefikeses

Lini një Përgjigje