TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 14:50

Përkeqësohet situata me zjarret në Shëngjin, flakët arrijnë shumë pranë apartamenteve; dëgjohen shpërthime të fuqishme

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësohet situata me zjarret në Shëngjin, flakët

Gjatë paradites janë dëgjuar shpërthime, pasi në zonë dyshohet se ka monicione. 

Situata me zjarret në Shëngjin është përkeqësuar. 

Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë.

Zjarri po ndihmohet nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët.

Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

Gjatë paradites janë dëgjuar shpërthime, pasi në zonë dyshohet se ka monicione. 

Lini një Përgjigje