TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2024, 15:23

Situatë kritike në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet dhe rrezikon gjithçka, banorët dhe zjarrfikësit luftë me flakët

Shkruar nga Pamfleti
Situatë kritike në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet dhe
Djegia e çadrave

Policia ka bllokuar rrugën që të çon drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët...

Përkeqësohet situata e zjarrit në zonën e Shëngjinit. Flakët te Rana e Hedhun kanë marrë përmasa të frikshme duke mbuluar të gjithë zonën. Por situata tani është bërë akoma dhe më kritike, pasi zjarri po përparon drejt bregdetit, duke rrezikuar bizneset, banesat dhe gjithçka tjetër. Në një resort aty pranë janë përpirë nga flakët çadrat e vendosura buzë detit. 

Po ashtu flakët kanë mbërritur pranë mureve të një hoteli, duke detyruar turistët të largohen. Prej orës 07:00 të mëngjesit të 30 korrikut ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter, me shpresën për të neutralizuar flakët, por situata sa vjen dhe përkeqësohet.

Situatë kritike në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet dhe

Gjatë gjithë natës është punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa u evakuuan banorë dhe turistë të shumtë që po pushonin në këtë zonë në kulmin e sezonit turistik. Tymi ka mbuluar pjesën më të madhe të plazhit, ndërsa zjarri po përparon drejt zonës së mbrojtur të Ranës së Hedhun.

Po ashtu policia ka bllokuar rrugën që të çon drejt zonës turistike për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

Situatë kritike në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet dhe

Një efektiv i zjarrfikëses është lënduar, teksa po punonte në shuarjen e flakëve. Ai është rrëzuar dhe ka thyer krahun. Është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Situatë kritike në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet dhe

20 mjete zjarrfikëse punuan në terren gjatë natës nga disa qytete; Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana, Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra. Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 furgonë të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore Lezhë, si dhe forca të shumta policore.

Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë dalë dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në shuarjen e flakëve, teksa po përdorin dhe autobote uji private.



Flakët që ranë në Malin e Shëngjinit prej pasdites së 28 korrikut u riaktivizuan pasditen e së hënës, e megjithëse u ndërhy nga ajri me helikopter izolimi i flakëve ishte i pamundur. Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i ndërhyrjes u vu nën kontroll, nga ana veriperëndimore e qytetit. Por, shtimi i erës riaktivizoi zjarrin në pjesën jugore./Pamfleti

Situatë kritike në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet dhe

Situatë kritike në Shëngjin/ Zjarri zbret në bregdet dhe

Lini një Përgjigje