Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë mesazhin e saj të urimit, duke nderuar ato që luftuan për drejtën e votës së grave.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Yuri Kim i bën thirrje grave të të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj. Mesazh sensibilizues kanë dhënë edhe ambasadorja e Greqisë, Ambasadorja e Suedisë, Ambasadorja e Francës, e Izraelit, e Zvicrës, e Polonisë, dhe koordinatorja e OKB-së në Shqipëri.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë Ambasadore ne nderojnë ato që luftuan për të drejtën e votës së grave. I bëjmë thirrje grave të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj. Jepini vlerë votës tuaj për shërbime më të mira lokale”- shkruan ambasadorja Yuri Kim.
8 Marsi, shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada. Në këtë ditë në sheshin ‘Nënë Tereza’ mëngjesin e sotëm, është vënë instilacioni i këpucëve të kuqe, një mesazh ky i përbashkët i shoqërisë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave e për të gjitha jetët e humbura.
Ideja e këpucëve të kuqe daton vite më parë, kur artistja meksikane Elina Chauvet filloi instalacionin “Los Zapatos Rojos” në nder të motrës së saj, që humbi jetën si pasojë e dhunës në familje. Muaj mars nisi i trashtë në Shqipëria, pasi 3 gra u vranë nga Dan Hutra, njëra prej të cilave ishte shtatzëne.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje