TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2023, 07:35

Hapja e zyrës së DEA-s në Shqipëri, gazetari: Do ‘paketojnë’ peshqit e mëdhenj

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e zyrës së DEA-s në Shqipëri, gazetari: Do

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi  ka folur në lidhje me hapjen e zyrës së DEA-s amerikane në Shqipëri.

Beçi ka deklaruar se me hapjen e kësaj zyre të dedikuar për Shqipërinë është treguar fuqia e grupeve shqiptare të trafikut të kokainës dhe kryqëzimi i trafiqeve në vend.

"DEA ka pasur qendrën e saj në Athinë për Ballkanin, por fakti që kërkon të vijë me zyrë të veçantë për Shqipërinë tregon fuqinë e grupeve shqiptare dhe kryqëzimin e trafikut të kokainës në Shqipëri. Veprimi i tyre me linjën e qytetarëve është një teknikë që e përdor kudo, edhe në SHBA. DEA ka dëshirë të kryqëzojë informacionet. Pritet të jetë më shumë operacionale dhe efektive dhe pritet të ndryshojë diçka tjetër. Gjithashtu do vijë edhe FBI vërdallë përveç DEA-s. Ata do provojnë të sjellin zyrtarët e tyre për të krjuar dualitetin e famshëm mes DEA dhe FBI.", tha ai i ftuar në studion e emisionit “Open”.

Nga ana tjetër gazetari Arsen Rusta ka deklaruar se nuk do ishte çudi që DEA të marrë “peshqit e mëdhenj” të trafikut të drogës dhe “t’i paketojë ata” duke i çuar para drejtësisë.

"Nuk është çudi që DEA të marrë për trafikun e drogës ata që quhen peshqit e mëdhenj dhe t’i paketojë për t’i çuar para drejtësisë. Në Itali një shqiptar ka pasur 220 kilogramë kokainë dhe nuk i ka dalë akoma emri.", tha Rusta.

Ju rikujtojmë se vetëm para dy ditëve Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi në rrjetet e saj sociale bën me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Në njoftim shkruhet se DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e parave të ardhura nga droga të ndajë informacionin me personelin e DEA-s në What App duke bërë publik numrin, ose email.

Ambasada po ashtu garanton se të gjithë të dhënat do të mbahen të fshehta.

hapja e zyrës së dea-s në shqipëri

Lini një Përgjigje