TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2023, 07:23

Rriten temperaturat, mësoni si parashikohet moti sot

Shkruar nga Pamfleti
Rriten temperaturat, mësoni si parashikohet moti sot

Vlerat e larta të temperaturave do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor.
Orët e pasdites sjellin, vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin ku në zonat veri – verilindore do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lini një Përgjigje