Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, ka treguar hapur se nisma e qeverisë për të audituar pallatet e vjetra do të shoqërohet me shembje masive ndërtesash.
“Pas tërmetit në sitë kanë kaluar ato objekte për të cilat ka pasur sinjalizim, përgjithësisht kanë qenë deklarime, ose vetëdeklarime të njerëzve, por edhe sinjalizime nga pushteti vendor. Të gjitha ato që janë njoftuar, i janë nënshtruar një kontrolli”, u shpreh Shkreli në “Now”.
Ai theksoi se çdo pallat që pas auditimit do të rezultojë në gjendje të tillë që duhet shembur, do të shembet. Madje sipas tij ky projektduhet konsideruar si fat për të gjithë banorët, por që në fakt nuk tha se atyre do u shembet ndërtesa që të bëjnë pallate oligarkët.
Më tej ai tha se në auditim do të kalojnë dhe kryeministria e Teatri i Operas.
“Auditi i objekteve është i detyrueshëm. Këtu flitet vetëm për objektet kolektive, objektet me akses publik, përfshihet kryeministria dhe Teatri i Operas, përfshihen digat e të gjitha objektet në funksion të publikut”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje