
Plani i qeverisë për të audituar ndërtesat e vjetra duket se është në kushtet e një skandali.
Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka dhënë detaje mbi këtë projekt, i cili duket se do godasë fort qytetarët.
I ftuar në "Now" në Euronews, Shkreli foli për kostot e rindërtimit të pallateve që pritet të shemben. Ai tha se ndërtimi do të bëhet nga privati, pasi shteti nuk ndërton asgjë, por kostot nuk do të mbulohen totalisht nga shtetit. Ai tha se shumë qytetarë që i kanë banesat në gjendje shumë të amortizuar, gati në shembje, do të paguajnë gjysmën e kostos. Këta qytetarë, sipas Shkrelit do të ndihmohen me dhënien e një kredie.
"Nuk di të them saktësisht se çfarë do të ndodhë. Shteti nuk bën pallet, natyrisht që rivati do të bëjë., sigurisht që do të ketë dhe mundësi që tu jepet qytetarëve muandësia që të marrin një kredi sepse mund të ndahen koston 50% me 50% me shtetin. Se si do të përzgjidhet private nuk di të them. Ky draft ka shumë gjëra që duhen përpunuar. Shumë detaje nuk janë specifikuar. Pse atij që po i shembet shtëpia mbi kokëkë kush duhet t'ia bëjë. As s'e ka siguruar, as asgjë ai", tha Shkreli.
Lini një Përgjigje