Informacioni nga Ministria e Financave, thotë se propozimin e paska bërë gjoja Kryetari i Bashkisë së Vorës, kur realisht është skenar i Edi Ramës, për të mbledhur sa më shumë vota nga familjet e biznesmenëve dhe të punësuarit prej tyre, por ka zëra se borxhet do falen edhe në bashki të tjerë ku PS parashikon humbjen
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është përfshirë në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale, me akte të paligjshme favorizimesh financiare ndaj bizneseve, duke zbatuar skenarët e gatshëm të kryeministrit.
Një informacion i ardhur në “Pamfleti” nga Ministria e Financa-Ekonomisë, ka bërë me dije, se më 2 mars 2023, krye-tatimori Ceno Klosi ka paraqitur në këtë ministri, kërkesën për të bërë një amnisti fiskale lokale në zonën e Vorës.
Ai kërkon, që 1890 bizneseve të mëdha, të mesme e të vogla me aktivitet në territorin e Vorës, t’u falen detyrimet fiskale të pa paguara në 2 vitet e fundit, me vlerë totale 23.5 milionë Euro.
Ai e ka servirur këtë amnisti, si “kërkesë sociale” të Kryebashkiakut Blerim Sherra; por edhe ministrja Delina Ibrahimaj e ka paraqitur si të tillë para stafit, kur realisht është skenar i Edi Ramës, për të mbledhur vota nga familjet e biznesmenëve dhe nga të punësuarit prej tyre.
Kryebashkiaku i Vorës, kërkon t’u falen borxhet bizneseve, duke paraqitur si argument, premtimin e tyre se pas faljes së detyrimeve, do zgjerojnë investimet e do krijojnë me shumë vende pune për njerëzit në nevojë të zonës.
Ndërsa krye-tatimori Ceno Klosi, shton edhe mashtrimin, se këto 23.5 milionë Euro borxhe, është vështirë të mblidhen e duhen falur, duke filluar një raport të ri korrekt me bizneset e Vorës, që janë një nga dy qendrat kryesore të aktiviteteve private në Tiranë.
Ministrja Delina Ibrahimaj, duke qenë pjesë e këtij skenari elektoral të kryeministrit Edi Rama, për t’u bërë amnisti fiskale lokale bizneseve në Bashkinë e Vorës në këmbim të votave, ka miratuar kërkesën e kryetatimorit Ceno Klosi, si zbatues i kësaj skeme elektorale.
Duke menduar se përballë PD-së së përçarë, PS e ka fitoren në Tiranë të sigurt me Erjon Veliajn dhe 10 oligarkët që kanë marrë 80% të buxhetit të tenderëve; Edi Ramës i duhet patjetër fitorja në Vorë e Kamzë, për të mbajtur trekëndëshin e “hambarit” financiar Tiranë-Vorë-Kamzë.
Ka zëra, se borxhe tatimore për bizneset e vogla e familjare, qeveria do falë dhe në bashkitë Pogradec, Lushnje, Kuçovë, Berat, Fier, Sarandë, Himarë, Mat, Bulqizë, Librazhd, Maliq, Patos, Roskovec, Ballsh, Rrogozhinë etj., ku PS parashikon se mund të humbasë më 14 maj./Pamfleti
Lini një Përgjigje