TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2023, 08:51

Alimehmeti: Rritja e pagës së mjekëve po bëhet për fushatë elektorale

Shkruar nga Pamfleti

Alimehmeti: Rritja e pagës së mjekëve po bëhet për

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se rritja e pagës së mjekëve specialistë, duke filluar nga 30 prilli, bëhet për fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 Alimehmeti u shpreh se prej vitesh pagat janë të ulta.

“Rrogat e ulta i kemi prej shumë vitesh, përse tani? Unë mendoj se është e lidhur me fushatën elektorale të 14 majit. Pra, supozohet që me atë datë rritet rroga e majit, pas 30 prillit, e cila paguhet në qershor. Ne e kemi të qartë që rrogën e këtij muaji, e marrim muajin tjetër, e cila ndodh pas fushatës.", tha ai në emisionin “Good Morning Albanians”.

Kryeministri Edi Rama njofoi gjatë Kongresit të Shëndetësisë të hënën, se paga e mjekëve specialistë duke filluar nga 30 prilli do të rritet me 50 mijë lekë të reja në muaj.

Shefi i qeverisë theksoi gjithashtu se qeveria po punon që një rritje të tillë ta bëjë në vitin 2024 edhe për mjekët e përgjithashëm dhe infermierët.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek autonomia spitalore, për të cilën tha se do të garantojë paga më të larta për mjekët më performancën më të mirë.

Lini një Përgjigje