TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 11:58

Vizita në Bashkinë e Tiranës, Rama ndalohet nga qytetari pasi del nga godina

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Bashkinë e Tiranës, Rama ndalohet nga qytetari pasi del
Kryeministri Edi Rama me qytetarin

Pas përfundimit të vizitës në bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndaluar nga një qytetar i cili ndodhej afër godinës.

Ai i ka shprehur kreut të qeverisë problemet që ka me çështjen e hipotekës dhe Rama ka ndaluar të bisedojë me të.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në ambientet e bashkisë së Tiranës ku ka qëndruar atje rreth 30 minuta dhe më pas është larguar.

Mësohet se ai ka takuar nënkryetarët e bashkisë.

Kjo “vizitë” e tij në bashkinë e kryeqytetit vjen pas arrestimit të drejtuesit të saj, Erion Veliaj. Ai u shoqërua ditën e djeshme nga agjentët e BKH-së, në zbatim të masës “arrest me burg” të lëshuar nga GJKKO. Kryebashkiaku akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Kujtojmë se Rama reagoi mëngjesin e kësaj të Marte për arrestimin, duke theksuar se pavarësisht se respekton institucionet e drejtësisë, “Tirana me 1001 punë u la pa kryetar”. Sipas tij, nuk është kryer një proces i mirëfilltë gjyqësor dhe se duhet pritur që të vërtetohen akuzat ndaj Veliajt.

 

rama bashkia tiranë

Lini një Përgjigje