TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 11:30

Avokati takon kryebashkiakun Veliaj në qeli, nesër seanca në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Avokati takon kryebashkiakun Veliaj në qeli, nesër seanca në
Erion Veliaj

Një ditë pas arrestimit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me avokatin e tij. Nesër mesohet se në gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë në lidhje me vlerësimin e masës së sigurisë” Arrest me burg”, mase e cila u ekzekutua ditën e djeshme nga oficerët e BKH.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

 

erion veliaj nesër seanca në gjkko

Lini një Përgjigje